Ekspertët këshillojnë se cilët artikuj do të duhej t’i mbanit në cilën pjesë të frigoriferit
Nuk është vetëm se duken të rregulluara mirë, porse ekzistojnë edhe arsye po aq mira që sot të bëni rirregullimin e artikujve tuaj, transmeton Telegrafi.
Në dollapin e sipërm të frigoriferit do të duhej t’i mbanit artikujt e paketuar, shalqirin, rrushin, produktet e mishit të thatë etj.
Kini parasysh që ai raft është vendi i dytë më i ftohtë në frigorifer.
Në raftet në mes, nëse jeni fatlumë që të keni dy sosh, vendosni qumështin, vezët, gjellën e zier që ju ka tepruar nga dreka apo darka, pemët dhe frutat arrore.
Në atë pjesë të frigoriferit temperatura është më e qëndrueshme dhe ka lagështi më së paku.
Në fund të frigoriferit është më ftohtë, mirëpo ka më shumë lagështi, andaj ajo pjesë është e rezervuar për perime, sallata dhe artikuj të cilëve lagështia u bën mirë dhe do të qëndrojnë më gjatë të freskëta.
Në dyer të frigoriferit, që është pjesa më e ngrohtë, mbani gjalpin, djathërat e butë në pjesën e sipërme të derës, ndërkaq pijet në pjesën e poshtme. /Telegrafi/