Tottenhami ka kaluar në epërsi ndaj Chelseat në derbin që po zhvillohet në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.

Spurs e nisën më mirë ndeshjen, duke zhvilluar një presion të lartë.


Pas vetëm gjashtë miutash lojë, Dejan Kulusevski i kaloi vendasit në epërsi me lehtësi.

Suedezi pranoi një asistim nga Pape Matar Sarr, ndërsa goditja e tij u devijua nga lojtarët e Chelseat, duke e lënë Robert Sanchezin të shtangur. /Telegrafi/

https://twitter.com/vartatico/status/1721620774249791529

telegrafi sport app