LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 72 orë kanë kaluar nga disfata e pësuar në Botëror – Mbappe rikthehet në stërvitje te PSG

Vetëm 72 orë kanë kaluar nga disfata e pësuar në Botëror – Mbappe rikthehet në stërvitje te PSG

Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitjet e Paris Saint-Germain më pak se tre ditë pas humbjes në finalen e Kampionatit Botëror.

Sulmuesi 24-vjeçar luajti në ndeshjen e së dielës kundër Argjentinës, duke udhëhequr një rikthim në kohën normale me dy gola në 97 sekonda – përpara se të shënonte edhe në kohën shtesë për të barazuar sërish rezultatin, tani në 3-3.

Hat-triku i tij në Kupën e Botës ishte i pari në finale qëkur Sir Geoff Hurst gjithashtu shënoi një hat-trick për Anglinë në vitin 1966 kundër Gjermanisë Perëndimore.


Kylian Mbappe është rikthyer në stërvitjet e PSG-së vetëm tre ditë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës

Mbappe shënoi gjithashtu edhe në gjuajtjen e penalltive, të  cilën Franca e humbi 4-2 pasi Emi Martinez priti goditjen nga Kingsley Coman dhe Aurelien Tchouameni gjuajti jashtë.

Dhe pas kthimit në bazën stërvitore të PSG-së në Camp des Loges, Mbappe tha se po ndihej “më mirë, më mirë, më mirë”.

Ai pritet t’i bashkohet stërvitjeve me skuadrën sot siç bëhet e ditur nga klubi në rrjetet sociale.

Mbappe shënoi një hat-trick në finalen e së dielës, por pësoi zemërim pasi Franca humbi me penallti

Ka qenë një javë e ngarkuar për Mbappen pasi u kthye nga Katari të hënën, ai ishte i pranishëm në festimet e Francës të hënën në Place de la Concorde.

Pritej që 24-vjeçari të kishte ca kohë pushimi – që vlerësohet të jetë rreth 10 ditë – përpara se të kthehej në klub.

Por, ai tashmë është kthyer dhe do të kërkojë të kapërcejë dhimbjen e tij që e përjetoi Kupën e Botës me rikthimin e tij të hershëm për kampionët francezë.

PSG kthehet në aksion më 28 dhjetor me një ndeshje kundër Strasburgut në Ligue 1. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Bundesliga
Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Superliga
Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

Garë e zjarrtë për vendin e parë në La Liga, Barcelona nuk gabon

La Liga
Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Napoli – Inter: Katër yje rrezikojnë të mos luajnë në duelin e zjarrtë të Serie A

Serie A
Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Kalo në kategori