LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 30 inspektorë të arsimit ka Kosova aktualisht, paralajmërohet shtimi i tyre

Vetëm 30 inspektorë të arsimit ka Kosova aktualisht, paralajmërohet shtimi i tyre
Foto: Arkiv/Ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka paralajmëruar shtim të numrit të inspektorëve të arsimit.

Nagavci përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se inspektorati i arsimit deri tash ka funksionuar me kapacitete shumë të limituara, me vetëm 30 inspektorë të cilët mbulojnë tërë Republikën  e Kosovës.

“Në mbledhjen e 99 të Qeverisë, kemi votuar komisionin intervistues, për rekrutimin e 20 inspektorëve dhe shumë shpejt do të hapet konkursi. Fokusi ynë është që rekrutimi të bëhet sipas 7 fushave të kurrikulës arsimore, duke plotësuar vendet e lira me kuadrin që e kemi në mungesë”, ka shkruar Nagavci.


Ajo ka shtuar se për vitin e ardhshëm kanë planifikuar të pranojnë 20 inspektorë tjerë të arsimit.

“Me rritjen e numrit të inspektorëve të arsimit synojmë:

Të sigurojmë cilësi në arsim;

Të jemi me afër problemeve në shkolla;

Të kemi më shumë  mundësi të monitorojmë e inspektojmë institucionet arsimore;

Të vlerësojmë performancën e mësimdhënësve, drejtorëve dhe zv. drejtorëve si dhe performancën e shkollës.

Me qasje gjithëpërfshirëse e shumë dimensionale do të përmirësojmë cilësinë në arsim”, ka shkruar Nagavci. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori