LAJMI I FUNDIT:

Vetëm 13% e femrave janë të punësuara

Vetëm 13% e femrave janë të punësuara

Duke u bazuar në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) shihet se vetëm 13,1 për qind e femrave në moshë pune janë të punësuara, derisa në anën tjetër 44,9 për qind e meshkujve në moshë pune janë duke punuar

Të dhënat e fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) janë shqetësuese për numrin e vogël të femrave të cilat janë të punësuara në vendin tonë.

Sipas të dhënave të publikuara shihet se nga e gjithë popullsia në moshë pune 29,2 për qind ishin të punësuar. “Shkalla e punësimit ishte më e lartë për meshkuj sesa për femra: 44,9 për qind të meshkujve në moshë pune ishin të punësuar duke i krahasuar me 13,1 për qind të femrave po ashtu në moshë pune. Duke i krahasuar me tremujorin e dytë të AFP-së 2016, në Kosovë kemi rritje të shkallës së punësimit me 1,3 për qind, ku kjo rritje te meshkujt ishte 2,0 për qind përderisa te femrat ishte vetëm 0,5 për qind”, thuhet në raportin e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.


Më tutje në raportin e ASK-së thuhet se shkalla e punësimit te femrat për grupmoshat 25-44 vjeç sillet nga 16,9 për qind, në grupmoshën 25-34 vjeç, ku ka rritje 1,2 për qind, në grupmoshën 35-44 vjeç (18,1 për qind).

Ndërsa femra të punësuara në grupmoshën e re (15-24 vjeç) janë vetëm 4,1 për qind derisa në grupmoshën e vjetër (55-64 vjeç) janë 10,1 për qind.

E në anën tjetër, tek meshkujt shkalla e punësimit ishte më e larta për grupmoshën 35 deri 54 vjeç (63,7 për qind), dhe më e ulët për të rinjtë 16,2 për qind.

Njohës të rrethanave ekonomike në vend thonë se numri i vogël i femrave të punësuara është tejet shqetësuese.

Ibrahim Rexhepi nga Aleanca Kosova e Re thotë se numri i femrave të punësuara në Kosovë është shumë i vogël padyshim. Por, sipas tij, papunësia është problem i përgjithshëm.

Mos të harrojmë se te gjenerata e re është 60%. Megjithatë, papunësia te femrat ka edhe një dimension tjetër. Ne ende jemi shoqëri konservative dhe ende përparësi në punësim i japim mashkullit. Kjo vërehet edhe në institucionet ku femrat janë në numër të madh, si në shëndetësi apo arsim. Edhe aty meshkujt janë shefa-menaxherë. Pra, ende nuk mund ta pranojmë barazinë gjinore, pos më 8 Mars. Edhe atë në formë deklarative. Pra, pse numri i femrave të punësuara është i vogël fajin e kanë meshkujt”, ka thënë Rexhepi. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori