Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Largimi nga organizmi i qelizave të dëmtuara është shumë i rëndësishëm sepse ato mund të shkaktojnë inflamacione dhe mund të ndikojnë në zhvillimin e shumë sëmundje.
E një proces i tillë i largimit ose “vetë-ngrënies” së qelizave të dëmshme quhet autofagi dhe ndodh gjatë agjërimit.
Ky proces, autofagia ndihmon në pastrimin e qelizave të dëmtuara nga trupi.
Lidhur me këtë, nutricistja Urata Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë”.
“Procesi i autofagisë është një procesi vetë ngrënies. Organizmi i hanë ose i largon ato qelizat e inflamume... Procesi i autofagisë është pastrimi pra i qelizave prej stresit oksdiativ dhe prej radikaleve të lira që mundet me shkaktu probleme të mëdha në organizëm. Ajo fillon prej 12 orëve agjërim...”, tha ajo.
Ky podcast mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi/

















































