Një veturë është vetaksidentuar në lagjen Ortakoll të Prizrenit, ku përveç dëmeve materiale ka të lënduar edhe në njerëz.

Sipas një lexuesi, i cili ka dërguar disa fotografi, ngasësi i automjetit nuk është ndalur në shenjën e semaforit, madje ka qenë në shpejtësi të madhe.


Banorët kanë nxjerrur nga vetura ngasësin e automjetit dhe pasagjerët.

Aty është parë edhe vetura e ndihmës së shpejtë, e cila ka bartur të lënduarit për në spitalin e Prizrenit.

vetaksident2

vetaksident3