LAJMI I FUNDIT:

Vetaksident në Gjakovë, vetura bie në humnerë

Vetaksident në Gjakovë, vetura bie në humnerë
Foto ilustrim

Një vetaksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Fshaj të Gjakovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka thënë për Telegrafin se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit.

Siç tha Gjurkaj, vetura ka humbur kontrollin duke rënë në një humnerë në lartësi rreth 8 metra.


“Deri te aksidenti kishte ardhur derisa i dyshuari kishte qenë duke ngasur automjetin në rrugën Gjakovë-Xërxë, dhe kur arrin në fshatin Fshaj të Gjakovës, pikërisht në vend ku rruga ishte me kthesë dhe urë nga pakujdesia duke mos ju përshtatur shpejtësisë së lëvizje, kushteve dhe rrethanave të rrugës, papritmas e humb kontrollin mbi automjetin e tij del nga rruga në anën e djathtë të drejtimit të lëvizjes duke u rrokullisur me automjet dhe bien në humnerë në lartësi rreth 8 metrave nga rruga”, deklaroi ai.

Gjurkaj tha se në aksident janë lënduar dy persona.

“Si pasojë shkaktohen dëme materialë në automjetin e aksidentuar dhe lëndime trupore marrin dy bashkudhëtarët. Të lënduarit pas aksidentit me ndihmën e kalimtarëve të rastit dërgohen në emergjencën e spitalit në Gjakovë, ku pas kontrollit mjekësor për shkak të lëndimeve i dyshuari dhe një bashkudhëtar ndalen në repartin Ortopedik në Spitalin e Gjakovës për shërim të mëtejshme”, tha mes tjerash ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori