Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve po vazhdojnë me hetimin për procedurën e shkarkimit të Presidentit Donald Trump, duke i dërguar kërkesa ligjore për dokumente avokatit të tij personal dhe Sekretarit të Shtetit, si edhe me seanca të planifikuara këtë javë me ish-zyrtarë të përfshirë në politikën mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës.
Ata thonë se zotit Trump kërkoi ndihmën e Presidentit ukrainas për të gjetur informacion inkriminues për rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden.
Krerët e Komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, Zbulimin dhe Mbikëqyrjen i kanë dhënë kohë deri të enjten Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo që ndodhet në Itali, për të paraqitur dokumente lidhur me hetimin që u hap pasi një informator bëri një ankesë ku shprehej shqetësimi se zoti Trump po “përdorte kompetencat e postit për të nxitur ndërhyrje nga një vend i huaj në zgjedhjet e vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara”.
Krerët e komisioneve i dërguan gjithashtu kërkesë ligjore avokatit të presidentit Trump, Rudy Giuliani me një afat deri më 15 tetor.
Ata shkruanin në kërkesë se “informacione publike në rritje, përfshirë vetë deklaratat tuaja, tregojnë se Presidenti, ju dhe të tjerë duket se i keni bërë presion qeverisë ukrainase që të bëjë dy hetime të motivuara politikisht”.
Aleatët republikanë të Presidentit Trump vazhdojnë të këmbëngulin se demokratët janë të motivuar politikisht.
Presidenti Trump ka vazhduar ta mbrojë telefonatën me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me komente në Twitter dhe të hënën sulmoi kreun e Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Adam Schiff:
“Telefonata ime ishte e përkryer. Informatori që njoftoi për të e paraqiti si të tmerrshme. Dhe pastaj, Adam Schiff, edhe më keq, i sajoi fjalët e mia gjë që unë mendoj se është e tmerrshme. Kongresmeni Adam Schiff, i shpiku ato që thashë unë. Arsyeja është se kur pa përmbajtjen e telefonatës sime me presidentin e Ukrainës, ishte aq në rregull saqë ai nuk e citonte dot sepse nuk kishte asgjë të gabuar. Ishte e përkryer…”
Zoti Trump sugjeroi dje se zoti Schiff, duhet të arrestohet për “tradhti”.
Presidenti gjithashtu vazhdon të këmbëngulë se duhet të “takojë akuzuesin” e tij dhe ka paralajmëruar për “pasoja të rënda!”
Informatori që bëri ankesën pritet të dëshmojë para ligjvënësve, por data nuk është caktuar ende.
Sipas ligjit, informatorët mund të njoftojnë për qëndrime që ata i konsiderojnë të papërshtatshme, duke mbrojtur identitetin e tyre dhe pa frikën e hakmarrjes.
“Të përpiqesh të penalizosh dhe kritikosh dikë se ndjek ligjin për shkak të akuzave se president nuk ka ndjekur ligjin, është diçka që e ul dinjitetin e postit të presidentit, nga i cili amerikanët presin më shumë”, thotë John Hudak, i institutit Brookings.
Sipas ankesës së informatorit, zoti Trump kërkoi ndihmën e Presidentit ukrainas për të gjetur informacion inkriminues për rivalin e tij politik, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe të birin e tij Hunter, që do të dëmtonte shanset e demokratit për t’u kandiduar nga partia e tij dhe për ta sfiduar atë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.
Të mërkurën , ish-ambasadorja amerikane në Ukrainë, Marie Yovanovitch, të cilën zoti Trump e shkarkoi para disa muajsh do të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin. Të enjten para të njëjtin komision, dëshmon ish-i dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker, që dha dorëheqjen javën e kaluar. /voa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Liderja e AfD-së deklarohet pas publikimit të Exit Poll

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

Exit Poll-i për zgjedhjet në Gjermani: Fiton CDU/CSU, AfD në vendin e dytë

Scholz pranon humbjen

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë