LAJMI I FUNDIT:

Veshjet e brendshme të preferuara

Veshjet e brendshme të preferuara

Shitja e ‘brazilianeve’- veshjeve të brendshme mjaft të popullarizuara të femrave- është rritur për 65 për qind, njoftojnë nga shtëpia e modës Marks & Spencer. Mirëpo, nëse nuk ju pëlqejnë ‘brazilianet’, atëherë ju sjellim disa prej modeleve më të preferuara të brekëve për femra.

‘Brazilianet’– Ky model është i frymëzuar nga kostumet e larjes në plazhet e Rios. Me një ngjashmëri të vogël me “bokseret”, ato e mbulojnë mirë prapanicën, ndërsa theksojnë linjat.

‘Brekët e gjëra të gjysheve’- Padyshim më komodet, por më pak joshëse sesa të gjitha modelet tjera të brekëve. Preferohen të vishen vetëm gjatë menstruacioneve.

‘Tangat seksi’– Shiritat e vegjël të hollë me material minimal në to, i përshtaten një rregulli: “Sa më të vogla, aq më seksi”, por edhe kushtojnë më shumë. Janë të mjaftueshme për të mbuluar intimën tuaj, por nga prapa tregojnë gjithçka.


‘Bokseret franceze’– Ky lloj i veshjeve të brendshme femërore, zakonisht punohen nga mëndafshi dhe sateni me pakëz dantellë. Janë shumë seksi dhe e përkëdhelin lëkurën. Por nëse i mbani gjatë gjithë ditës, shkaktojnë elektricitet statik.

‘Brekët e ngushta elastike’– këto veshje janë zgjidhje e kohës moderne që i kanë shpëtuar miliona femra. Ju ngushtojnë aq sa të zvogëloni për një numër fustanin që bartni, ndërsa në mënyrë të suksesshme ngushtojnë edhe barkun dhe prapanicën.

‘Veshjet me mesazhe’- zakonisht vijnë me paketime nga tre ose shtatë palë. Kanë mesazhe interesante, ndërsa shpesh kanë edhe vizatime qesharake në vendet strategjike.

‘Imitimi i boksereve të meshkujve’– Veshje meshkujsh të përshtatura për femra. Sportive dhe praktike. Mbulojnë prapanicën, ndërsa përpara janë të prera më shkurtë. I veshin sportistet dhe femrat që u pëlqen komoditeti. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

Moda
Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Këto janë arsyet pse fëmijët tuaj janë të fshehtë dhe refuzojnë të ndajnë informacione nga jeta e tyre

Fëmija juaj
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Moda
A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

Këshilla dhe arsye
Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Jennifer Lopez sjell një trend të rehatshëm dhe të lehtë për t'u veshur

Moda
Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Ky është zëvendësuesi ideal i retinolit për vajzat me lëkurë të ndjeshme

Këshilla Estetike
Kalo në kategori