Me veshjen në Met Gala, Kim Kardashian kujtoi pozimin e saj për Playboy të vitit 2007

Kim Kardashian mahniti me një dizajn me perla nga Schiaparelli gjatë shfaqjes në tepihun e kuq të ‘Met Gala 2023’, ndërsa fansat vunë re ngjashmërinë e dukjes së saj me një moment tjetër nga e kaluara e bukuroshes.
Ylli televiziv u shfaq në kopertinën e Playboy në vitin 2007, me një përzgjedhje të ngjashme të me atë të evenimentit të të hënës mbrëma.
Gjegjësisht, në setin fotografik që asokohe u shfaq në një episod të sezonit të parë të serialit “Keeping Up With the Kardashians”, ajo kishte veshur disa fije të rralla perlash – pa asgjë tjetër nën to.
Edhe pse këtë herë i kombinoi perlat me një fustan korse për mbrëmjen me temë “Karl Lagerfeld: The Beauty Line”, kjo nuk i pengoi fansat të vërenin ngjashmërinë.
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































