Karantina u dha të gjithëve kohë për të rishikuar seritë e tyre të preferuara - dhe nëse ka një prej tyre që jeton në zemrën e adhuruesve të modës në të gjithë botën, është “Sex and the City”.

Qoftë për pamjet ikonike apo sfidat për t’ja dalë mbanë në New York, është padyshim një serial i këndshëm.


Gruaja përgjegjëse për kostumet e shfaqjes është Patricia Field, e cila gjithashtu ka punuar në “The Devil Wears Prada”. Ndërsa shfaqja u bë e njohur për katër zonjat kryesore në modë, shumë marka dhe dizajnerë nuk e lejuan që rrobat e tyre të merreshin hua. Për shembull, çdo palë këpucë nga marka Christian Louboutin, të veshura nga Carrie Bradshaw e Sarah Jessica Parker duhej të paguheshin.

sex and the city facts

Pas gjithë modës së stilistëve në shfaqje, a ka Parker një veshje të preferuar? Në një intervistë me Entertainment Weekly, aktorja zbuloi se veshja që i pëlqente më shumë shfaqet në episodin e fundit - një fustan tyli me ngjyrë të gjelbër të hapur me një xhaketë të artë.

Screenshot 1 63

Më poshtë ua sjellim disa veshjet tjera ikonike të personazhit:

Screenshot 2 40

Screenshot 3 22

Screenshot 4 15

Screenshot 5 17

Screenshot 6 11

Screenshot 7 8

 /Telegrafi/