LAJMI I FUNDIT:

Veseli vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë

Veseli vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë

Me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, vizitoi Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Mitrovicë.

Në një pritje nga nxënësit dhe stafi mësimdhënës i shkollës, kryetari Veseli theksoi se ndihet krenar që pikërisht sot, në Ditën e Mësuesit, gjendet në shkollën, nxënës i të cilës ishte për tetë vjet rresht.

Duke i uruar mësimdhënësit për ditën e tyre dhe përgëzuar ata për punën fisnike e të palodhshme në arsimimin e brezave, kreu i Kuvendit tha se institucionet e Kosovës kanë bërë shumë për arsimin, por, megjithatë, asnjëherë nuk mund të thuhet se është bërë mjaft.


“Obligimet ndaj mësuesve janë shumë të mëdha, në kohën kur arsimin tonë ende e presin sfida të shumta. Angazhimet e të gjithëve tani duhet të jenë të fokusuara në ngritjen e cilësisë në standardet më të larta”, theksoi kryetari Veseli.

Duke iu drejtuar më të vegjëlve të shkollës, kryeparlamentari Veseli kërkoi nga ta që t’i përkushtohen mësimit dhe dijes, duke vënë kështu themele të shëndosha për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur për vendin.

“Mësuesit juve ju japin jo vetëm dije, por edhe kulturë e shpirt se si të bëheni qytetarë të të ardhmes, se si të silleni në jetë dhe shoqëri, dhe të jeni qytetarë të dinjitetshëm të shtetit që ju vet do ta drejtoni”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj vizite, kryetari Veseli takoi edhe mësuesen e tij të parë, Kimete Berisha dhe ndoqi recitimet e disa nxënësve, të përgatitura për nder të 7 Marsit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

BE-ja synon të ashpërsojë regjimin e vizave, rrezikohet edhe Kosova

Lajme
Llojet e lëkurës, mirëmbajtja e trajtimi i akneve – flet dermatologia Dafina Krasniqi

Llojet e lëkurës, mirëmbajtja e trajtimi i akneve – flet dermatologia Dafina Krasniqi

Shëndetësi
Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Historia e shqiptarit - diler droge që u dëbua nga Britania tri herë radhazi

Lajme
Peci: VV i ka mbyllur të gjitha dyert me qëllim

Peci: VV i ka mbyllur të gjitha dyert me qëllim

Lajme
Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Berisha: Jam i gatshëm ta jap votën time për Kurtin, edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë

Lajme
Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë

Maqedonci: Bullgaria do t’i bashkëngjitet aleancës ushtarake me Kroacinë dhe Shqipërinë

Siguri
Kalo në kategori