LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në 20 vjetorin e themelit të saj

Veseli uron të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e PDK-së në 20 vjetorin e themelit të saj

Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar sot ditëlindjen e 20-të të partisë që drejton, duke e theksuar se që nga themelimi PDK kishte një rrugëtim të jashtëzakonshëm për vendin dhe për qytetarët.

Veseli ka shkruar në faqen e tij në Facebook se si bartëse e proceseve më të rëndësishme në vend – lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit, Partia Demokratike e Kosovës ka lënë shenjat e saj të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Postimi i plotë i Kadri Veselit:


Partia Demokratike e Kosovës sot shënon 20 vjet të themelimit të saj, një rrugëtim ky i jashtëzakonshëm për vendin dhe për qytetarët tanë.

Si bartëse e proceseve më të rëndësishme në vend – lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit, Partia Demokratike e Kosovës ka lënë shenjat e saj të pashlyeshme në historinë e Kosovës.

Si krijuese e projekteve të mëdha për vendin, e përkushtuar për ndryshime rrënjësore dhe me një energji shembullore, me njerëz të ndershëm që kanë dhënë kontribut aq shumë të çmuar, si dhe me shumë të reja e të rinj, Partia Demokratike e Kosovës ka transformuar Kosovën dhe veten, duke e bërë secilin të ndjehet krenar.

Partia Demokratike e Kosovës ka qenë dhe mbetet garantuese e stabilitetit të shtetit të Kosovës dhe partneritetit të palëkundur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Europian.

Ky 20 vjetor e gjen Partinë Demokratike në një rol të ri, si lidere opozitare, por gjithmonë në shërbim të kombit dhe shtetit.

Urime të gjitha strukturave, anëtarëve dhe mbështetësve, veçanërisht themeluesve, dhe falemnderit nga zemra për përkrahjen e dashurinë ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Bashkë, do të ecim tutje, edhe më të fuqishëm!

Në trend Lajme

Më shumë
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Siguri
Kalo në kategori