LAJMI I FUNDIT:

Veseli uron festën e Kurban Bajramit

Veseli uron festën e Kurban Bajramit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar të gjithë besimtarët mysliman për festën e Kurban Bajramit.

“Në këtë festë të shenjtë, në festën e kujtimit të adhurimit ndaj Zotit, sakrificës dhe solidaritetit, kujtojmë të gjithë ato gra e burra që nuk janë më në mesin tonë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare dhe u flijuan për lirinë tonë”, ka shkruar lideri i PDK-së në faqen e tij në Facebook.

Statusi i plotë i kryetarit të PDK-së:


“Të dashur bashkëqytetarë të besimit mysliman, urime Kurban Bajrami! Në këtë festë të shenjtë, në festën e kujtimit të adhurimit ndaj Zotit, sakrificës dhe solidaritetit, kujtojmë të gjithë ato gra e burra që nuk janë më në mesin tonë, familjet e tyre dhe të gjithë ata që kontribuuan në luftën çlirimtare dhe u flijuan për lirinë tonë. Festa e Kurban Bajramit, ofron njerëzit, popujt dhe civilizimet, duke dëshmuar se sakrifica për të tjerët është dhuratë e jashtëzakonshme e jetës tonë, andaj, shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë të besimit mysliman, kudo që ndodhen, që këtë festë ta kalojnë të lumtur në paqe, harmoni dhe solidaritet”, shkruan Veseli.