LAJMI I FUNDIT:

Veseli takon mësuesin që doli në pension, e falënderon për kontributin

Veseli takon mësuesin që doli në pension, e falënderon për kontributin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar sot një grup mësimdhënësish teksa po e uronin kolegun e tyre, mësuesin Musli Shala i cili kishte dalë në pension.

Veseli e ka falënderuar mësuesin shkolla fillore “Fehmi Agani” nga fshati Medvec i Lipajnit për kontributin e dhënë në arsim.

Ai ka rrëfyer takimin me mësuesit në faqen e tij në Facebook.


“Duke u kthyer nga Lubizhda e Hasit, takova një grup mësuesish nga shkolla fillore “Fehmi Agani” nga fshati Medvec i Lipajnit, që po përshëndeteshin me kolegun e tyre, Musli Shala. Musliu po dilte në pension. Pata shumë kënaqësi të bashkëbisedoj me të dhe kolegët e tij. Mësuesit janë shtyllë e shtetit. Në veçanti kontributi i tyre gjatë viteve të 90-ta është i paharruar dhe jashtëzakonisht i rëndësishëm. Ne do të jemi përherë mirënjohës për ta dhe do të punojmë që gjeneratat e reja të mësuesve të gëzojnë përkujdesjen nga shteti. Arsimi cilësor është jetik për të ardhmen tonë. Andaj, edhe investimet në rritjen e cilësisë së tij do të rriten”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Politikë
A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Politikë
Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Krasniqi i prerë: Nuk shkojmë në koalicion me Vetëvendosjen

Politikë
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Specialja nuk e lejoi ta vizitojë babanë e sëmurë, reagon vëllai i Hashim Thaçit: Refuzimi është vetëm politik

Drejtësi
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Kalo në kategori