Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga përfaqësues të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka vizituar sot dy prona të liruara nga uzurpatorët.
Gjatë vizitës së një lokali të liruar në qendër të Prishtinës, kryeparlamentari Veseli e uroi pronarin e ligjshëm, Naser Januzi për pronën e liruar.
Ndërsa, Januzi e falënderoi Veseli për iniciativën dhe vendosmërinë për lirimin e të gjitha pronave të uzurpuara.
Pastaj, kryeparlamentari Veseli dhe përfaqësuesit e AKP-së vizituan pronën prej 1 hektar e 50 ari, e cila i është kthyer pronarit të ligjshëm, kompanisë “Emona” në Vushtrri.
Kryeparlamentari Veseli tha me këtë rast se procesi i lirimit të pronave do të vazhdojë deri në lirimin e çdo prone të uzurpuar.
“Prona private është e shenjtë dhe pa kthimin e pronave tek pronarët e ligjshëm nuk mund të presim zhvillim dhe investitorë të huaj. Unë inkurajoj gjitha institucionet e rendit dhe ligjit që të vazhdojnë lirimin e gjitha pronave të uzurpuara”, tha Veseli.
Gjatë bashkëbisedimit me pronarët e ligjshëm të pronës së liruar në Vushtrri, kryeparlamentari Veseli u njoftua se ata së shpejti do të investojnë në pronën e tyre 4 milionë euro, ku pritet të punësojnë rreth 150 punëtorë.
“E falënderojmë shumë kryetarin e Kuvendit për iniciativën dhe insistimin për lirimin e pronave të uzurpuara. Ne e kemi blerë këtë pronë në privatizim dhe tani që na është liruar kemi një projekt për investimin e 4 milionë eurove “, tha Ylber Kuraja, përfaqësues i kompanisë “Emona”.
Edhe drejtori i AKP-së, Petrit Gashi, tha se institucion që ai drejton, është duke punuar për lirimin e gjitha pronave të uzurpuara dhe kthimin e tyre tek pronarët e ligjshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

A do t’i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? – Flasin nga Kompania KIVO

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

A mund te jetë një biznes edhe fitim-prurës edhe i dobishëm për shoqërinë? - Flasin nga Kompania KIVO

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri