Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kërkuar llogari nga organet e drejtësisë për zbardhjen e rastit ku është përmendur emri i tij.
Në një status në llogarinë e tij në Facebook, ai ka shkruar se i gjithë procesi, nga fillimi deri në fund duhet të hetohet dhe të ketë transparencë të plotë.
Sipas tij kushdo që është pjesë e kësaj skeme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të përballet me drejtësinë, pa asnjë vonesë
Shkrimi i plotë i Veselit:
Të nderuar qytetarë,
Gjatë javës së kaluar, ne media janë publikuar disa video-incizime, ku persona tashmë të dyshuar, shihen qartë duke kryer vepra penale. Këta persona, në mes tjerash kanë apostrofuar edhe emrin tim, për çka jam deklaruar menjëherë dhe kam ngritur kallëzim penal ndaj tyre për keqpërdorim të emrit tim.
Edhe pse ka kaluar gati një javë e plotë, ende nuk kemi parë ndonjë reagim apo veprim konkret në lidhje me ketë rast nga ana e organeve të drejtësisë. Për këtë, me të drejtë, mund të ndjehen të shqetësuar të gjithë qytetarët e vendit tonë.
Ajo që tashmë është kuptuar botërisht është fakti se krejt skema e mashtrimit në video-incizimet e publikuar ndërlidhet me ndërtimin dhe licencimin e një spitali privat. Dhe ende deri tash, në opinionin publik nuk është sqaruar rrjedha e licencimit të këtij spitali, që ka ndodhur ne vitin 2015 dhe për të cilin dyshohet se është pasojë e një skeme të korrupsionit institucional.
Duke e konsideruar tepër të rëndësishme zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, kërkoj urgjentisht nga organet përgjegjëse të rendit dhe ligjit që të kryejnë detyrat e tyre me profesionalizëm, përgjegjësi dhe transparencë të plotë për hetimin dhe ndjekjen e të gjithë personave përgjegjës dhe të dyshuar për këtë aferë.
Ne nuk mund të qëndrojmë indiferent ndaj faktit që neglizhenca e trajtimit të rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit, me apo pa qëllim, ka mundësuar vjetërsimin e lëndëve deri në parashkrimin e veprave penale. Nuk mund të vazhdohet më tutje me këtë qasje që më shumë ngrit pyetje sesa që jep përgjigje.
Andaj, kushdo që ka përgjegjësi institucionale duhet të kryejë detyrat me përgjegjësi të plotë ose të lëshojë rrugë për të tjerë që veprojnë me përkushtim dhe integritet. Dhe kushdo që është pjesë e kësaj skeme të korrupsionit dhe krimit të organizuar, duhet të përballet me drejtësinë, pa asnjë vonesë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Incident në ceremoninë mortore të Janullatos, qytetarët i drejtohen Kryeministrit grek: Rroftë Çamëria, poshtë Beleri
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
230 mijë euro dëm, "Trainkos" zbulon manipulime me arkat fiskale - shkarkon 12 punëtorë
Përdorën gjuhë ofenduese ndaj Haradinajt, PZAP dënon me 10 mijë euro Albin Kurtin e Donika Gërvallën
Gjykimi ndaj Dejan Pantiq dhe tjerëve, ish-udhëheqësi i zyrës së KKZ-së thotë se për sulmin dëgjoi nga mediet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale