LAJMI I FUNDIT:

Veseli për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit: Të bëhet kujdes e kontrolle të shpeshta

Veseli për muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit: Të bëhet kujdes e kontrolle të shpeshta

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka shkruar se sot nis muaji tetor, i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat.

Veseli nëpërmjet një postimi në profilin e tij Facebook, ka shkruar se autoritetet shëndetësore raportojnë se zbulimi i rasteve të kacerit të gjirit në Kosovës shpesh bëhet në stadet më të rënduara, atëherë kur edhe trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është më ë vështirë e ndonjëherë e pamundur.

Postimi i plotë:


Sot nis muaji tetor, i cili në të gjithë botën njihet si muaji i ndërgjegjësimit për rëndësinë e shëndetit të gjirit dhe për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat. Kanceri i gjirit është një sëmundje shumë e rëndë dhe e shpeshtë për gratë dhe vajzat por mund të shërohet nëse zbulohet në faza të hershme të zhvillimit të saj.
Autoritetet shëndetësore raportojnë se fatkeqësisht zbulimi i rasteve me kancer të gjirit në Kosovë, shpesh bëhet në stadet më të rënduara kur trajtimi dhe mundësia e shpëtimit të jetës është mjaft e vështirë e ndonjëherë e pamundur. Prandaj duhet theksuar se kanceri i gjirit është i parandalueshëm dhe i shërueshëm nëse tregohet kujdes, vëmendje e bëhen kontrolle të shpeshta. /Telegrafi/