LAJMI I FUNDIT:

Veseli për Kurtin: Ky njeri paraqet rrezik për shtetin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka qenë i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e quajtur si rrezik për shtetin.

Veseli, tha sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për tarifën ndaj Serbisë, se qasja konfrontuese e kryeministrit Albin Kurti me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është duke e dobësuar Kosovën në raport me Serbinë, ende pa filluar dialogu.

Ai tha para deputetëve të Kosovës tha se është më shumë se serioze ajo se çfarë dëgjuan sot nga Kurti.


“Është shumë serioze ajo që dëgjuam sot nga kryeministri, më shumë se serioze”, tha Veseli, duke shtuar se Kurti paraqet rrezik për shtetin dhe sovranitetin.

“Madje, duke instaluar edhe frymën anti-amerikane te qytetarët, ai po ia sjell Kosovës rrezikun më të madh të mundshëm, që as Serbia nuk ka mundur ta bëjë. E ardhmja e shtetit të Kosovës, e cila është e pasigurt dhe e rrezikuar me këtë koalicion dhe me Albin Kurtin Kryeministër”, tha Veseli në fjalimin e tij.

“Kryeministër kanë ndryshuar senet, Kosova është e pavarur e sovran”, tha Veseli, duke i thënë Kurtit se nuk mund të fol si nëpunës doganor.

Veseli shtoi se jo rastësisht Kosova ka pasur luftë me shekuj me Serbinë.

“Kjo që po bën ti nuk është në rregull”, iu drejtua Veseli, Kurtit, raporton Telegrafi.

Ai duke folur për taksën, tha se kishte propozuar pezullimin për 120 ditë, për me i dhënë mundësi marrëveshjes gjatë kësaj periudhe, ndërsa nuk arrihet atëherë të vendoset reciprocitet i plotë.

“Qeveria e kaluar ra nga taksa. Edhe kjo qeveri mund të bie pikërisht nga taksa…unë e kam të njëjtën qëndrim, nuk e kam nijet të ndryshoj, ky është një dallim i madh mes meje dhe tyre që e kanë pushtetin”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori