Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ndër të tjera, ka folur edhe për çështjen e mos liberalizimi të vizave për qytetarët e Kosovës.
Veseli ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim, por BE nuk ka qenë korrekt ndaj kosovarëve.
“Tek liberalizimi i vizave, është një pjesë në të cilën e ndejmë vetën jo të kompletuar për faktin e kemi realizuar të gjitha ato kritere teknike të cilat na janë dhënë dhe në fund nuk ka ndodhur liberalizimi…në qoftë se vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë liberalizimin që 10 vite ku është Kosova në këtë rast. E kanë thënë disa herë zyrtarët e BE-së, se liberalizimi i vizave është çështje teknike nuk është fare politike dhe në fund po del të jetë politike”, ka deklaruar Veseli.
Më tej, Veseli konsideron se Kosova nuk duhet të nxitohet me deklarata karshi BE-së, duke theksuar se krerët politik duhet të jenë të rezervuar në momente të caktuara.
” Duhet ta themi të hapur se nuk kanë qenë korrekt me ne. Përgjegjësia e Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian është shumë pozitive për Kosovën, po bëhet gabim në disa momente të caktuara me deklarata dhe ne duhet të jemi të rezervuar. Rrugëtimi i jonë drejt BE-së nuk përfundon në vitin 2018, liberalizimi i vizave duhet të ndodh, ne do të vazhdojmë me reformat në sistemin e drejtësisë, reformat në ruajtjen e stabiliteti makroekonomik dhe makro-financiar, reforma në shëndetësi e arsim,..,”, thotë kryeparlamentari, shkruan Telegrafi.
Kreu i PDK-së, e pranon se Kosova ende ka një luftë të madhe kundër luftimit të korrupsionit për të cilën ka thënë se ka dështuar.
Ka edhe dështime, një nga dështimet që unë mund ta them është ende suksesi i mangët në luftimin e korrupsionit. Kosova po ecë pozitivisht, kemi stabilitet makro-financiar, kemi ndryshime pozitive në sektorin e infrastrukturës , kemi reforma në sistemin juridik, reforma në sektorin e shëndetësisë, kemi shumë lehtësime në sektorin e taksave për prodhuesit tonë, Kosova ka ecur në sport kemi disa medalje të jashtëzakonshme, kemi lojë të shkëlqyeshme të reprezentacionit tonë….”, ka deklaruar Veseli.
Veseli ka folur edhe për reformat brenda PDK-së.
I pyetur, se çka do të bëjë PDK me njerëzit që kanë manipuluar në emër të partisë, Veseli ka thënë se reformat brenda partisë janë duke ndodhur tashmë.
“E rikonfirmoj, reformat në PDK, janë duke ndodhur. Jemi në prag të procesit zgjedhor brenda partisë, kemi mbajtur 200 nga 1200 njësi zgjedhore në nivel të Kosovës. E kemi të qartë, i dimë sukseset, e dimë se çka duhet bërë tash, e dimë se çka duhet të përmirësohemi. Në dekadën e re, Kosova duhet të jetë përmbi standardin e gjysmës së shteteve të Bashkimit Evropian, duhet të jetë afër dhjetëshes së BE-së,”, ka thënë Veseli./Telegrafi
Për më tepër, ndiqni intervistën e plotë me gazetarin, Muhamet Hajrullahu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania