Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot gjatë ditës kishën Letnicë, ku Nënë Tereza e kishte marrë thirrjen për t’u bërë murgeshë.
Veseli ka thënë se, Nënë Tereza është bija më e shquar e kombit dhe se vepra e saj u shpërblye edhe me çmimin Nobel për paqe si simbol i mirësisë njerëzore për punën e saj me të varfrit, transmeton Telegrafi.
Po ashtu ai ka thënë se është krenarë që më 4 qershor 2016 ajo u shenjtërua, sepse është një figurë e shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë.
Veseli ka thënë se për të Nënë Tereza është një udhërrëfyese që e frymëzon atë për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar.
Shkrimi i plotë:
“Në këtë kishë të Letnicës, 91 vjet më parë, erdhi vajza 17 vjeçare e Nikollë Bojaxhiut nga Prizreni dhe Dranafile Bernajit nga Novosella e Gjakovës, ku edhe mori thirrjen për t’u bërë murgeshë misionare. Ajo u bë pjesë e urdhrit të Motrave të Loretos, që kryenin misione humanitare në Indi.
Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, më vonë e njohur në gjithë globin si Nënë Tereza, është bija me e shquar e kombit tonë. Vepra e saj u shpërblye edhe me çmimin Nobel për Paqe si simbol i mirësisë njerëzore për punën e saj me më të varfrit. Ne jemi krenarë që më 4 qershor 2016 ajo u shenjtërua, sepse është një figurë e shtrenjtë për të gjithë shqiptarët, pavarësisht fesë.
Nënë Tereza është për mua edhe një udhërrëfyese që na frymëzon për një politikë të moralshme dhe të pakorruptuar, që na mëson si të shërbejmë me vetëmohim për të mirën e përbashkët të bashkëqytetarëve, popullit dhe vendit. Ajo na mëson se angazhimi publik është obligim shoqëror e jo profesion, që do të thotë se duhet të punojmë me përkushtim për të gjithë, veçanërisht për më të varfrit dhe nevojtarët”, ka shkruar Veseli në Facebok./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objekti ku humbën jetën tre fëmijë
"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos