LAJMI I FUNDIT:

Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun

Veseli në Washington: Kuvendi i Kosovës institucioni më transparent dhe më i hapuri për publikun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Washington, ka folur sot në Forumin e liderëve parlamentarë të organizuar nga Kongresi Amerikan.

Në këtë forum, Veseli ka folur për transparencën, llogaridhënien dhe hapjen e Kuvendit të Kosovës për mediat, shoqërinë civile dhe qytetarët.

“Transparenca është garancia e vetme që institucionet publike të fitojnë besimin e qytetarëve. Besimi në institucionet publike është qenësor për një demokraci. Kuvendi i Republikës së Kosovës është institucioni më transparent për shkak të zbatimit të disa politikave që kanë të bëjnë me hapjen e këtij institucioni. Ne e kemi hapur Kuvendin që të kenë qasje të gjithë, si mediat, shoqëria civile, grupet e interesit dhe qytetarët”, tha Veseli.


Kreu i Kuvendit të Kosovës foli para të pranishmëve edhe për modernizimin e instrumenteve informative në Kuvendin e Kosovës.

“Përmes teknologjisë moderne ne e kemi bërë të qasshëm bashkëpjesëmarrjen në procesin e ligj-bërjes për të gjitha grupet e interesit, duke mundësuar qasje të drejtpërdrejtë për aktivizimin qytetar. Sot Kuvendi i Republikës së Kosovës është i hapur për të gjitha grupmoshat duke krijuar qasje aktive për qytetarët, që të shohin, prekin dhe të kuptojnë institucionin më të lartë të Republikës së tyre”, tha Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori