Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, kanë takuar sot dhjetëra të rinj që përfaqësojnë organizatat më të mëdha rinore të Kosovës, për të diskutuar për mbështetjen e tyre nëpërmjet fondit të rinisë i cili është krijuar me iniciativë të Veselit tash e një vit.
Gjatë diskutimeve me liderin e PDK-së, i cili është edhe kandidat për kryeministër të Kosovës, të rinjtë thanë se me formimin e fondit rinor kanë përfituar shumë projekte përmes të cilave kanë arritur të hapin biznese të vogla dhe të realizojnë idetë e tyre të ndryshme për të rinjtë e tjerë.
Ata e pyetën liderin e PDK-së se a do të emërojë edhe në të ardhmen ministra të rinj sikur ai aktual i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili i ka mbështetur në idetë e tyre.
“Më pyete Resul se a do të ketë më shumë ministra të rinj në Qeverinë time. Ka me pas më shumë ministra si Kujtimi, por nuk do të ketë asnjë ministër që është i korruptuar dhe që është me aktakuzë, po ua jap fjalën për arsye se nuk duhet të kenë përspektivë njerëzit e tillë. Kemi arritur deri diku, duhet ta ruajmë këtë me fanatizëm. Të mendojmë bashkërisht të ecim përpara, me ndershmëri, me vizion, me vendosshmëri. Po kërkoj nga ju besoni në shtetin tonë shumë, mos lejoni të krijohet mjegullim në shtetin tonë. Shteti i Kosovës është shtet shqiptar dhe i gjithë qytetarëve që jetojnë këtu, por 92-93 përqind janë shqiptarë. Ta forcojmë këtë shtet, ta forcojmë identitetin, t’i forcojmë simbolet, ta luftojmë korrupsionin, ta luftojmë nepotizmin si po na zë frymën sepse për atë arsye po na ikin të rinjtë. T’i japim perspektivë të rinjve. Pra unë do ta bëjë këtë, do të ballafaqohem me çdo sfidë kus hdo qoftë”, tha Veseli.
Ndërsa ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, tha para të rinjve se falë mbështetjes së kryetarit Kadri Veseli, ka arritur që brenda dy viteve ta ndryshojë ligjin për rininë, ta formojë fondin prej 1.2 milion euro për të rinjtë, si dhe ta rregullojë bazën rregullative që të rinjtë që bëjnë punë vullnetare nëpër organizata e institucione, ajo pjesë tu njihet si përvojë e punës.
“Ne kemi një kryetar i cili vërtetë unë ndihem shumë krenar, veçanërisht me mbështetjen e madhe që më ka dhënë në fushën e rinisë. Pa kryetarin Veseli nuk do ta kishim Fondin Rinor, nuk do ta kishim Ligjin e Ri për Rininë, nuk do ta kishim Databazën për Punën e Vullnetarit dhe nuk do ta njihnim punën e vullnetarëve në terren dhe nuk do ta kishim këtë përkrahje dhe këtë fuqi. Ju thatë shumë fjalë të mira për mua, ju falënderojë sepse për të gjitha këto punë të mëdha unë kam pasur mbështetjen e fuqishme të Kryetarit të Kuvendit , por edhe të kryeministrit tonë të ardhëm Kadri Veselit”, tha ministri Gashi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri