LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ndaj Turqisë ndeshje e rëndësishme, duhet dhënë maksimumin

Veseli: Ndaj Turqisë ndeshje e rëndësishme, duhet dhënë maksimumin

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Frederik Veseli, ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka folur për miqësoren që kuqezinjtë do të luajnë nesër ndaj Turqisë.

Sipas Veselit ndeshja ndaj Turqisë është shumë e rëndësishme dhe nuk e shohin atë si miqësore.

“Është ndeshje shumë e rëndësishme. Kemi pasur një javë të plotë për ta përgatitur dhe nuk besoj se ekzistojnë ndeshjet miqësore. Duhet të japim maksimumin për të bërë sa më mirë. Normal që kundërshtari është i fortë dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, ka deklaruar Veseli.


Reprezentuesi shqiptar ka thënë se më herët kanë pasur më pak kohë për stërvitje ndërsa kjo javë i ka ndihmuar shumë lojtarëve.

“Në grumbullimet e kaluara kemi pasur pak kohë për stërvitje, ndërsa këtë javë kemi bërë shumë punë të mirë. Jemi bashkuar edhe si grup dhe kemi pasur një shans për të njohur trajnerin pak më shumë”, vazhdoi tutje Veseli.

24-vjeçari ka folur edhe për situatën e tij me klubin italian Empoli duke treguar se luan rregullisht.

“Në aspektin personal gjërat janë mirë. Jam në fushë rregullisht për 90 minuta në çdo ndeshje dhe rezultatet kanë qenë të mira, por kemi pasur disa humbje dhe shpresoj të kthehemi sërish në formë dhe të ngjitemi në Serinë A”.

Krejt në fund ai ka folur edhe për ofertat që kishin ardhur në drejtim të tij por që nuk u largua nga Empoli.

“Ka pasur gjatë afatit kalimtar të verës disa oferta nga Seria A dhe nga jashtë Italisë, por presidenti i klubit nuk më la të largohesha, bëri çmos që të qëndroja aty. Më zgjati edhe kontratën në klub dhe shpreson që të ngjitemi në Serinë A bashkë me mua, ose nëse bëjmë një kampionat të mirë të më shesë në merkaton tjetër”, përfundoi Veseli.

Shqipëria do të përballet me Turqinë në ndeshje miqësore që do të zhvillohet në Antalya më 13 nëntor (e hënë) me fillim nga ora 18:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Zidane mbetet i befasuar nga super gola e Mbappes

Liga e Kampionëve
Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

Yamal përmend tre lojtarët e klasit botëror të cilët do dëshironte që Barcelona t'i transferonte

La Liga
Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Arteta dëshiron ta transferojë ish-sulmuesin e Liverpoolit te Arsenali

Premier League
Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Lamine Yamal emëron klubin e vetëm që mund ta ndalojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Reagon gjyqtari që ndëshkoi Bellinghamin me karton të kuq pas suspendimit nga UEFA

Ndërkombëtare
INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

INEOS mendon shkarkimin e Amorim, shfaqen dy emra potencial për ta zëvendësuar

Premier League
Kalo në kategori