LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Masat kundërkorrupsion rritën të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës

Veseli: Masat kundërkorrupsion rritën të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se masat kundërkorrupsioni i kanë rritur të hyrat në 11 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar e Administratës Tatimore të Kosovës.

Veseli këto komente i ka bërë në Facebook pas vizitës në këtë agjenci.

“Këto masa kundër korrupsionit i kanë rritur të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës në 11 për qind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Kjo rritje trefish më e madhe se rritja ekonomike dëshmon se shkalla e rritjes vjen prej efikasitetit dhe qeverisjes së mirë të ministrit Bedri Hamza, jo prej rritjes së natyrshme të ekonomisë sonë”, ka shkruar Veseli.


Shkrimi i plotë i Veselit

Agjencia Tatimore e Kosovës e ka ashpërsuar luftën kundër korrupsionit edhe me një masë të re shumë efikase, me Sistemin e Riskut.

Në qeverinë time, asnjë biznesmeni nuk do i duhet të paguajë dikë apo të përdorë ndikime e njohje për të pasur sukses.

Ky sistem elektronik i identifikimit të bizneseve, që të tash kontrollohen me të dhënat e riskut duke u analizuar në mënyrë automatike, i ka eliminuar kontrollet selektive dhe qëllimkëqija me tendenca korruptive.

Po ashtu, kompanitë me probabilitet të lartë për të bërë evazion fiskal identifikohen me kohë nga ky sistem, i cili më pas i orienton edhe kontrollet për ta shmangur atë.

Këto masa kundër korrupsionit i kanë rritur të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës në 11% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje trefish më e madhe se rritja ekonomike dëshmon se shkalla e rritjes vjen prej efikasitetit dhe qeverisjes së mirë të ministrit Bedri Hamza, jo prej rritjes së natyrshme të ekonomisë sonë.

Nga 1.7 miliardë sa ishte buxheti i shtetit, pa rritur tatimet dhe tarifat doganore, barra fiskale këto që do të rëndonin mbi qytetarët, me masat e ndërmarra kundër korrupsionit kemi arritur ta bëjmë 2.4 miliardë euro.

Kujdesi ynë për gjeneratat e reja dëshmohet edhe me vendosjen e tërësishme të borxhit publik nën kontroll, duke mos lejuar që fëmijët tanë të ngarkohen me borxhet e shtetit.

Me këto miliona euro tani mund të krijojmë mundësi më të mira për të rinjtë tanë, në mënyrë që të mos detyrohen të largohen jashtë vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Sa fiton në një sekondë Musk: Vetëm te Tesla shuma është magjepsëse

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik forcojnë bashkëpunimin me Kosovën

Ekonomi
Kalo në kategori