Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se është vështirë të flasë për 10 vitet e ardhshme të vendit tonë.
“Mirëpo, ajo që dihet është përcaktimi ynë, Kosova është e përcaktuar është euroatlantike. Ne e dimë që jemi vend euroatlantik se synojmë të jemi në BE dhe në NATO”, tha Haradinaj.
Ai tha se beson që në fund të këtij viti Kosova e fiton një të drejtë që është liberalizimi i vizave. Në fund të këtij viti mund të jemi kandidat për statusin e kandidatit në BE.
Sipas tij BE nuk është aq e vendosur në qasjen e vet ndaj kësaj pjese të Evropës.
Ndërsa kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, tha se duhet të pajtohen për çështjet që kanë interes për qytetarët.
“Ne mund të konstatojmë se Kosova ka bërë hapa të progresit të cilat në një vështrim të një njeriu që nuk ka qëndruar në Kosovë janë shumë të mëdha”, tha Veseli në konferencën “Dekada e ardhshme e Kosovës”.
Ai tha se kanë harxhuar tri vjet me tema të cilat duhej të ishin tema të konsensusit nacional.
“Sot iu kemi përgjigjur ftesës së LDK për tryezën për të dëshmuar që nuk është garë për ide, nëse doni zgjedhje shkojmë nesër vetëm të kemi konsensus. Preokupim është agjenda evropiane. Liberalizimi i vizave, çështja e ushtrisë, çështje që kërkon konsensus është Asociacioni, dialogu me Serbinë. Ky shtet duhet të vendos a duhet të orientohemi në një shtet që e eviton konfliktin, apo do të orientohet në tema që do ti prijë konfliktit. Unë mund të dal në opozitë dhe të hyj në koalicion, LDK-së ia jap kryetarin e Kuvendit dhe të gjitha, e rëndësishme sot është që ky shtet duhet ta përmbyllë procesin politik me shtetin serb në mënyrë që të mos i lejë probleme gjeneratave të reja. E kemi bërë një hap shumë të rëndësishëm me ratifikimin e demarkacionit. Duhet të bashkëbisedojmë të marrim përgjegjësi”, tha Veseli. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët