Kosova nuk ka pretendime për më tepër territor, por as nuk do të japë territor. Kështu është zotuar i pari i legjislativit Kadri Veseli. Thotë se vendit i nevojitet unitet për dialogun me Serbinë e që Presidenti ka rolin e tij kushtetues.
Kritika ka adresuar për Bashkimin Evropian për mosliberalizimin e vizave për kosovarët, megjithatë thotë se BE mbetet partner i Kosovës në rrugën e saj perëndimore.
Përgjegjësi politike ka kërkuar edhe nga dy partitë opozitare LDK e Vetëvendosje, duke thënë se nuk duhet të refuzojnë bashkëpunimin kur është në çështje interesi nacional.
I pari i Kuvendit në një intervistë për KosovaPress, ka ripërsëritur thirrjen për unitet, ndërsa ka ftuar Serbinë që të njohë shtetësinë e Kosovës.
“… Ne nuk pretendojmë të marrim ndonjë pjesë të territorit, e s’do t’i japim asnjë pjesë të territorit. Por, se do të interesohemi për shqiptarët tanë në Luginën e Preshevës, dhe se jemi të gatshëm të marrim Preshevën, Medvegjën e Bujanocin nëse Serbia i abuzon dhe mendon se është më mirë me qenë me Kosovën, kjo po. Dhe, s’ka çka i dhemb askujt në këtë aspekt. Kosova, këtë territor që e ka, hajdeni të shkojmë ta mbrojmë së bashku me partnerët tanë, ta fitojmë ulësen në OKB”, thotë ai.
Ai shprehet i bindur se është e pashmangshme njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë.
“Është e pashmangshme ta njohë Kosovën Republika e Serbisë. Shumëkush pyet se çka fiton Serbia kur ne s’po i japim asgjë. Por ajo është gajle të cilën ne nuk duhet ta marrim. çka fiton Kosova, çka po fiton populli im, kjo është ajo pse shkojmë në dialog me Serbinë”, ka thënë ai.
Për rolin e presidentit në dialogun me Serbinë, Veseli duke aluduar në të, shprehet se ky i fundit do të ketë gjithmonë rolin e vet kushtetues.
“Presidenti është institucioni më i lartë i këtij vendi, ka legjitimitetin më të madh në institucionet që kemi sjellë. Do ta luan rolin e vet institucioni i presidentit, është komplementim ekipi shtetëror. Do ta luajë rolin e vet kryetari i Kuvendit, në këtë rast unë, do ta luajë rolin e vet kryeministri i Kosovës, por në ekipin negociator, ne i kemi dhënë mundësi të gjitha partive opozitare. E kanë zgjedhur një rrugë të vetëpërjashtimit, është përgjegjësi e tyre, por nuk është rrugë e mirë. Unë edhe sot i ftoj të vijnë e të bëhen bashkë. As nuk kena me u tutë, as nuk kena me u zmbrapsë. Kemi me ecë përpara në mbrojtjen e interesit të vendit dhe të kombit”, thotë Veseli.
Kreu i legjislativit kujton kohën kur Kosova pati filluar negociatat me Serbinë në Vjenë, e PDK edhe pse opozitë, thotë se morri pjesë në këtë proces pasi që ky ishte interesi i vendit.
Ky fakt, Veselin e shtynë që të jetë edhe më kritik ndaj LDK-së dhe Vetëvendosjes, pasi që sipas tij, vetëpërjashtimi i këtyre të dyjave nga ky proces i jep mundësi Serbisë që të pastrohet nga gabimet e së kaluarës.
“Ata duhet t’i përgjigjen obligimeve kushtetuese, obligimet që kanë ndaj qytetarëve tanë. Kosova nuk i takon as pozitës dhe as opozitës. As karrigeve të pushtetit, as karrigeve që janë jashtë pushtetit. Kosova i takon në rend të parë qytetarëve të këtij vendi, dhe duhet me i dalë zot këtij vendi, para Serbisë. Ne e kemi një qëllim të qartë, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, Serbia duhet me e njohtë. Këto lojërat të cilat munden me u zhvillu për hir të lojërave për pushtet, të cilat aktualisht është duke i zhvilluar LDK dhe VV, është gabimi më i madh kur përdoret diçka që do të duhej të na bashkonte dhe unifikonte edhe më shumë, raporti me Serbinë, do të thotë po e prishin një traditë që e kemi pasur në të kaluarën”, shprehet Veseli.
Sa i përket vendimit më të përfolur të këtij viti, atij për taksën 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë, kryetari i PDK-së thotë se ky vendim duhet të qëndrojë edhe më tej, derisa Serbia të respektojë shtetin e pavarur të Kosovës.
“Unë e përkrahi kryeministrin në punën e vet. Kryeministri më ka bindur se ka një plan me vendosjen e masës së reciprocitetit, taksës 100 për qind. E kam përkrahur dhe duhet të qëndrojë. Serbia duhet të pajtohet me faktin se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe, ne do ta bëjmë ta ndjejë këtë fakt çdo ditë. Ata duhet të respektojnë prodhuesit e Kosovës, duhet t’i lejojnë mallrat e Kosovës të depërtojnë në tregun serb… 10:38 Taksa 100 për qind do të qëndrojë për aq sa Serbia nuk reflekton, por nuk është masë me të cilën ne mendojmë ta zhvillojmë raportin me Serbinë, por le të reflekton edhe Serbia, pastaj reflektojmë edhe ne”, thotë ai.
E për dështimet e këtij viti, mos anëtarësimit në INTERPOL dhe mos liberalizimin e vizave për Kosovën, Veseli thotë se për të dyja këto, Kosova ka kryer punët e veta.
Për të parën, ai thotë se ishte Serbia me agjendën e saj konsekuente kundër Kosovës, që loboi ashpër kundër Kosovës.
E sa i përket liberalizimit të vizave, ndonëse premtoi disa herë edhe vet se do të ndodhë këtë vit, ai u shpreh se mbetet përgjegjësi e BE-së, pasi që kjo e fundit morri vendim politik.
“Kjo është një papërgjegjësi, e kam thënë edhe publikisht, një papërgjegjësi të cilën do ta paguajë vet BE-ja për standardet të cilat i vënë. Dikur thonin se çështja e liberalizimit të vizave nuk është vendimmarrje politike, është vendimmarrje teknike. Tash po na dilka politike. Jo se nuk e kemi ditur këtë, por ne e kemi bërë punën tonë dhe e kemi bërë mirë. Thërras edhe qytetarët, rininë, të mos zhgënjehen nga kjo pjesë. Porse përgjegjësinë për liberalizim të vizave e mbanë BE”, deklaron Veseli.
Është diskutuar shumë që PSD-ja mund t’i bashkohet Qeverisë, e një koalicion me ta nuk e përjashton kreu i PDK-së.
“Nuk jemi parti përjashtues. Ne promovojmë vlera të bashkëpunimit, por vizioni, qëndrimi jonë në ekonominë e lirë të tregut, në ndërmarrësin, në pronën private, është shumë i qartë. Ne favorizojmë lehtësimin e taksave për ndërmarrësit, që është e kundërta me partitë e majta, ku bënë pjesë edhe LDK-ja që veten e quan veten të djathtë”, ka thënë ai.
Krejt në fund, Veseli ka folur edhe për punën e Kuvendit të Kosovës, ku ka bërë një krahasim të këtij viti me periudhën e qeverisjes me LDK-në.
“Vetëm këtë vit, kemi bërë veprime më shumë se 3 vite bashkëqeverisje me LDK-në, lehtësimin e taksave për prodhuesit. Kemi hequr taksën për lëndë të parë për makineri prodhuese. Jemi duke i lehtësuar bizneset e mëdha, të mesme, të vogla, në mënyrën që të kemi prodhimtari prodhuese. Për vet faktin se kjo është e ardhmja e Kosovës”, deklaroi ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Lutfiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite