Veseli: Festa e Pashkëve le të na nxis që të tregohemi më rigoroz ndaj pandemisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar Pashkët të gjithë besimtarëve krishterë, duke thënë se kjo ditë e bekuar këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me coronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxis që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë.
Veseli, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë.
Postimi i plote i Veselit:“Sot dëshiroj të uroj përzemërsisht te gjithë besimtarët e krishterë, Gezuar Pashkët! Harmonia e toleranca fetare janë në themel të kombit tonë, prandaj këtë ditë e festojmë bashkë. Pashkët simbolizojnë rimëkëmbjen, ringjalljen, ngadhënjimin e të mirës ndaj të keqes, mesazhe shprese këto që na nevojiten më së shumti në këtë periudhe. Dita e bekuar e Pashkëve këtë vit e ka gjetur Kosovën në luftë me koronavirusin, prandaj kjo festë le të na nxisi që të tregohemi më rigoroz me zbatimin e këshillave që pengojnë përhapjen e pandemisë. Le të tregojmë më shumē kujdes për veten por edhe për të tjerët, sidomos për të moshuarit që janë më të rrezikuarit.




















































