Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së Kadri Veseli ka bashkëbiseduar me fermerët dhe biznesmenët në Komunën e Lipjanit, për të dëgjuar nga ta idetë dhe sugjerimet në fushën e bujqësisë për zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Gjatë turit të dëgjimit, Veseli ka marrë ide të ndryshme për të përmirësuar kushtet e fermerëve si dhe për të stimuluar më shumë edhe gratë që merren me biznese dhe artizanale.
Fermeri Valon Vehapi ka propozuar që shteti të ndikoj në dogana për importin e grurit pasi drithërat e vendeve të huaja po dëmtojnë bujqit kosovarë.
“Si prodhues i grurit që jam që i kam mbi 100 hektarë tokë, neve na shqetëson çështja e çmimit të drithërave. Neve na del me 15 centë çmimi i grurit si prodhues që jemi a faktikisht sivjet kemi pasë shumë problem me shitë dhe na ka mbetur nëpër sillosa. Nëse nuk është mundësia që Ministria e Bujqësisë me rritë subvencionimin me bë 250 apo 300 euro për hektarë, a ka mundësi që shteti me doganua grurin që vjen prej jashtit dhe me i mbrojt interesat e bujqve”, tha Vehapi.
Ndërsa Bedrije Krasniqi e cila udhëheqë një shoqatë të grave në fshatin Magure të Lipjanit, kërkoi që institucionet të jenë më afër grave dhe të stimulojnë ato në idetë e tyre për të punuar në fusha të ndryshme.
“Me na ndihmu, me pas vëmendje sa më shumë edhe tek gjinia femërore se ka gra të diplomuara, me artizanale dhe rrobaqepësi. Jemi gra edhe të arsimuara. Vet lufta na ka bërë që nuk kemi mundur të gjitha ta vazhdojmë shkollën më tutje. Domethënë me pas diku ku edhe ne me i shpalosë hallet tona dhe me pas përkrahjen e institucioneve”, tha Krasniqi.
Pasi dëgjoi idetë dhe sugjerimet e fermerëve dhe bizneseve lokale, kryetari Veseli tha se nevojitet trend i ri i zhvillimit ekonomik, i cili do të ndikonte në hapjen e vendeve të punës dhe në fuqizimin e sektorit privat.
“Pa ja dhënë hakun punëtorit dhe pa e trajtuar mirë punëtorin, nuk do të kemi as zhvillim ekonomik të fuqishëm. Do të thotë në rend të parë atyre që përpiqen, të cilët kanë qëllim të mirë, të cilët e kanë punën. Puna pastaj e krijon biznesin. Këto janë gjëra të cilat janë duke e prekur drejtpërdrejt ekonominë tonë. Nuk ka ekonomi të zhvilluar pa pasur biznese të vogla dhe të mesme”, tha Veseli./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ibrahimi kërkon ndërhyrje urgjente nga Qeveria: Komunat rrezikojnë kolapsin financiar gjatë 2025-ës

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh – qeveria të merr masa

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Rritje e mundshme e çmimit të rrymës, Bajrami: Kjo nuk bën të ndodh - qeveria të merr masa

Nga kërkimi në sukses - Telegrafi Jobs!

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

A do t'i kishin veshur legjendat e futbollit atletet rozë të modës së fundit?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania