LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Civilët e Studimes u vranë vetëm pse ishin shqiptarë e aspironin lirinë

Veseli: Civilët e Studimes u vranë vetëm pse ishin shqiptarë e aspironin lirinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka përkujtuar sot masakrën e Studimes, ku në këtë fshat më 2 maj qindra civilë u vranë nga njësitet ushtarake serbe.

Veseli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vrasja e civilëve nga forcat serbe u bë vetëm pse ishin shqiptarë dhe aspironin lirinë.

“Sot bëhen 19 vite nga masakra e Studimes. Në këtë fshat të Vushtrrisë, me 2 maj 1999, qindra burra, të rinj e të moshuar, u vranë mizorisht nga njësitet ushtarake serbe. Vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse aspironin lirinë. Dhe, sa më shumë që afrohej liria, aq më i egër e çnjerëzor bëhej pushtuesi, por Kosova mbijetoj. Ëndrra për liri u bë realitet. Realitet do të bëhet edhe drejtësia për viktimat e pafajshme të Studimes, e të dhjetëra masakrave tjera të kryera gjithandej Kosovës. Herët a vonë. Ne kurrë nuk do të harrojmë”, shkruan Veseli në Facebook. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori