LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Bizneset nuk do ta paguajnë më TVSH-në në kufi, por kur ta shesin produktin

Veseli: Bizneset nuk do ta paguajnë më TVSH-në në kufi, por kur ta shesin produktin

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Kadri Veseli, në një tubim me ndërmarrës në Ferizaj ka thënë se ata kanë rol të pazëvendësueshëm në krijimin e vendeve të reja të punës.

Veseli ka thënë se ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve.

“Me vetiniciativën e tyre, me guximin, punën dhe talentin, ndërmarrësit kudo në Kosovë janë motorë të rritjes ekonomike. Në një takim me qindra ndërmarrës në Ferizaj theksova rolin e pazëvendësueshëm të tyre në krijimin e vendeve të reja të punës.
PDK-ja nuk do t’i ngarkojë bizneset me asnjë tatim të ri dhe nuk do t’i rrisë as tatimet ekzistuese. Do të ndodhë e kundërta, ne do të ofrojmë lirime, incentiva dhe do ta eliminojmë burokracinë.


Ne do ta bëjmë zhvendosjen e pagesës së TVSH-së nga kufiri në brendësi të vendit, në mënyrë që bizneset ta paguajnë TVSH-në vetëm kur malli të jetë në duar të konsumatorëve.

Malli i importuar mund të qëndrojë pa u shitur edhe me vite, kështu që duke mos paguar më TVSH-në në kufi, bizneset mund të kursejnë dhe të investojnë më shumë në zgjerimin e veprimtarive të tyre. Asnjë biznes më nuk do të ketë nevojë të marrë kredi për të paguar TVSH-në, duke minimizuar kështu edhe koston e interesave. #PDK112”, ka shkruar Veseli./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Magazina
Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Magazina
E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Magazina
Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe

Premier League
Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Tragjedia shmanget në sekondën e fundit në Chicago - aeroplani privat hyri pa autorizim në pistë, aeroplani me pasagjerë gati sa nuk u përplas me të

Amerika
Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Trump: Gati kemi marrëveshje për mineralet ukrainase, Zelensky vjen në Uashington

Amerika
Kalo në kategori