Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që sa më shpejt Qeveria e Kosovës të veprojë me pakon e rimëkëmbjes kombëtare, në mënyrë që punëtorëve të sektorit privat, ndërmarrësve, fermerëve t’iu dilet në ndihmë.
Veseli që sot ka qëndruar në Komunën e Drenasit, ka vizituar një fermer në këtë komunë, nga ku ka thënë se fermerët duhet të ndihmohen që të tejkalohet më lehtë sfida e pandemisë.
“Kjo është ajo që kam folur unë edhe për pakon e rimëkëmbjes kombëtare, në të cilën duhet të parashihet edhe nevoja për përkrahje direkte të këtyre njerëzve, fermerëve. Po flasim për fermë këtu, po flasim për bletë. Shumë gra dhe burra janë duke punuar në fusha produktet bujqësore, të cilëve këto ndalesa iu kanë krijuar probleme edhe për shitj en e produkteve. Të gjithë ata kanë nevojë për një adresim dhe për një zgjidhje dhe kjo është Qeveria e Kosovës duhet t‘iu ofrojë përkrahje të drejtpërdrejtë. Sa më shpejt të veprojmë pakon e rimëkëmbjes kombëtare, në mënyrë që 280 mijë punonjës të sektorit privat që 70 mijë ndërmarrësve privat, që gjithë këtyre fermerëve t’iu ndihmojmë, t’iu dalim në ndihmë, do ta kemi më lehtë edhe për tejkalimin e situatës së pandemisë, përveç aspektit shëndetësor më tepër po e ripërsërisim çdo ditë Kosova duhet të përgatitet për aspektin socio-ekonomik”, tha Veseli, përcjell KP.
Ndërkaq, fermeri nga fshati Vërboc i Drenasit Endrit Gralleva, tha se në këtë kohë iu duhet më shumë se kurrë ndihma nga shteti.
“Jam fermer i ri këtu, i kam 20 krerë lopë dhe 5 viça, do të thotë merrem me prodhimin e qumështit…I kam edhe 20 copa bletë…E vështirë është, mirëpo vullneti dhe ia dalim…Vizita është shumë e mirë dhe na jep përkrahje neve si fermer”, tha ai.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli, gjatë ditës ka vizituar edhe pyjet e djegura në Drenasi dhe xhaminë në fshatin Vërboc./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Tregtarët shtrenjtuan produktet për Ramazan

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Kompleks premium zyrash në New Jersey / Investimi i katërt i BALFIN Americas në SHBA

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës