Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka deklaruar se me entuziazmin që po sheh, do të fitojnë në shumicën e komunave për t’i zhvilluar ekonomikisht ato, derisa shtoi se Bekim Jasharin nuk do ta lënë vetëm as pas 22 tetorit.
Veseli me rastin e prezantimit të kandidatëve të kësaj partie për asamble komunale në Skenderaj, tha se jo rastësisht Skenderaj ka qenë djepi i UÇK-së dhe PDK-së, ndërsa shprehur bindjen se fitorja do të jetë e thellë në këtë komunë.
“Me këtë entuziazëm që e shoh, që nga Dragashi, Kamenica, Mitrovica, Ferizaj, Klina, Peja, më 22 tetor, PDK do ta shënojë fitoren më bindëse që ka pas në zgjedhjet lokale… I madh e i vogël më 22 tetor, jo për inat të askujt me dal dhe me votu për Skenderajn, sepse duhet të marrim përgjegjësinë si qytetar dhe me ndryshuar Skenderajn bashkërisht”, tha ai.
I ftoj të gjithë qytetarët e Skenderajt që të dalin i madh e i vogël në zgjedhje dhe ta përkrahin PDK-në, jo për inate të askujt por për vet Skenderajn dhe qytetarëve të tij “, tha ai.
Ai tha se Kosova ka ecur përpara mjaft shumë, porse ende ka sfida, ndërsa e gjithë kjo ecje përpara është falë PDK-së dhe udhëheqjes së saj. Veseli tha se PDK ka kandidatë dhe janë krenarë për këtë, dhe do ta sjellin në krye të komunës Bekim Jasharin.
Veseli tha se Jasharin nuk do ta lënë vetëm as pas 22 tetorit, por do t’i ndihmojnë edhe më tutje. Veseli është zotuar se bashkë me Lushtakun dhe kryetarin Jashari të gjitha projektet e komunës së Skenderajt do të jetësohen.
“Po kemi kandidat dhe jemi krenar që e kemi atë kandidat dhe nuk do ta lëmë vet, do ta zgjedhim më 22 tetor Bekim Jasharin por as pas kësaj date nuk do ta lëmë vetëm, pos si për Bekim Jasharin si për të gjithë kryetarët e i komunës të cilën e udhëheq nga PDK-së që të jetë transparencë, afërsi me qytetarin dhe në të njëjtën kohë t’i ndihmojë njerëzve “, tha ai.
Ndërsa, kryetari i PDK-së në Skenderaj, njëherësh kryetari aktual i kësaj komune Sami Lushtaku ka falënderuar për tërë këto vite që i kanë besuar PDK-së.
Lushtaku ka ftuar qytetarët e Skenderajt me rrethin që të dalin dhe ta votojnë PDK-në dhe kryetarin Bekim Jasharin.
“Besimin që na keni dhënë për këto 18 vite jemi munduar që me punë dhe angazhim t’ia kthejmë qytetarëve të Skenderajt, dhe unë konsideroj që meritor për zhvillimin e Skenderajt janë vet qytetarët e kësaj komune. Ne do të vazhdojmë të punojmë fuqishëm që do të punojmë për Skenderajt dhe për fshatrat e Skenderajt. Këto ditëve të fundit ka zëra që në Drenicë, ka lëkundje, që nuk është më baza e PDK-së dhe unë besoj fuqishëm se me këto zgjedhje do t’ia dëshmojnë qytetarëve të Skenderajt dhe Kosovës se Drenica është dhe do të mbetet bastjon i PDK-së”, tha ai.
Përndrryshe, u prezantuan të gjithë kandidatët e PDK-së për asamble komunale në Skenderaj, për të cilët u tha se janë njerëzit më të përgatitur që mund t’i përfaqësojnë qytetarët e kësaj komune./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Nis ndryshe spektakli i BBVA, Ledioni futet brenda në shtëpi dhe i jep G Banit lajmin e hidhur - ai lë shtëpinë mes lotësh

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Vazhdon ‘lufta’ amerikano-kanadeze - Ontario do ta lë në terr New Yorkun, Michiganin dhe Minnesotën

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Trump ende nuk ka reaguar pas propozimit të Zelenskyt, por këtë e bën Musk: Duam vepra dhe jo fjalë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës