Në qytetin Christchurch të Zelandës së Re sot (e premte) kanë mbetur të vrarë 49 persona dhe dhjetëra tjerë të plagosur, kur persona të armatosur u futën në dy xhami dhe filluan të shtien me pushkë automatike mbi besimtarët që kishin shkuar për të kryer ritet fetare.
Kjo ngjarje e trishtë ka lënë të pikëlluar shumë vet anë e kënd globit, ndër to edhe figurat publike.
Për ngjarjen në fjalë ka pasur reagime edhe nga disa prej këngëtarëve shqiptare, madje edhe prej njërës e cila është banore e atij shteti.
Bëhet fjalë për këngëtaren Vesa Luma, e cila deri para disa muajsh ishte në Zelandën e Re bashkë me djali e saj dhe bashkëshortin, teksa është rikthyer para ca muajsh në Prishtinë për tu kthyer më pas sërish atje.
https://www.instagram.com/p/BdHfVnNDXx0/
Vesa e cila për gati një vit ka jetuar në Zelandë të Re, e ka ndjerë edhe më shumë këtë ngjarje të pikëlluar, që ka lënë të vdekur 49 viktima.
Këngëtarja nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram një fotografi, ku shfaqte një krijesë të pikëlluar, teksa në mbishkrimin e saj u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
https://www.instagram.com/p/BvBtJHwlc56/
“Mendimet dhe lutjet e mija shkojnë për të gjithë shtetin tonë dhe ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën më të dashurit e tyre, qëndroni të fortë”, ka shkruar këngëtarja Luma.
Në një intervistë ekskluzive të dhënë për Telegrafin në fillim të këtij viti, Vesa tregoi arsyet se pse ajo dhe bashkëshorti i saj, Big Basta, bashkë me djalin e tyre vendosën të shpërngulën në ishullin e largët për të jetuar.
“Edhe unë edhe Geri jemi persona që kërkojmë shumë nga vetja, dhe me që ajo pjesë e botës na ka pëlqyer gjithmonë, e filluam nga atje (fundi ose fillimi i botës)”, ishte shprehur Vesa Luma për Telegrafin.
Për sa i përket muzikës, këngëtarja është në përgatitje të një dueti të ri me Denik Prizrenin, që do të publikohet me klip brenda disa ditësh. /Telegrafi/
https://www.instagram.com/p/BoDtlVujxs9/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti: Nuk kam ndjenja për Eglin

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania

Rita Ora mahnit në bikini pas një seance saune

Gjesti përplaset me Laertin: Je falso, një herë me Livian, pastaj me Valbonën e tani me Olën

Krisa flet sërish për Tirin: Në një vit bashkë, kurrë se kisha menduar që lidhja do testohej për një javë mungese

Në gjendje të rënduar emocionale - Gjesti dhe Egli tregojnë se janë konsultuar me psikologë brenda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania