“Vera me ty” nga Ylli dhe Dhurata Dora publikohet të enjten

Artistët e njohur, Dhurata Dora dhe Ylli Limani, kanë bashkuar forcat për një 'EP' me disa këngë.
Edhe pse njëra nga këto këngë tashmë ka qarkulluar në internet jozyrtarisht, pa dëshirën e tyre.
Dyshja përmes rrjeteve sociale kanë sjell një pjesë nga klipi, i cili duket të jetë pikërisht për këtë kohë vere.
“Vera me ty po vjen. A jeni gati. 11.07 - 18:00”, ka qenë përshkrimi që i është vënë postimit.
Zbulohet se data e lansimit është më 11 korrik, ditën e enjte.

Besohet që do të priten mirë e do të pëlqehen nga fansat e dyshes.
Ylli dhe Dhurata janë dy nga artistët më të dashur e më të suksesshëm të estradës. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




























































