Nëna e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Orës, Vera Ora, po shijon prej ditësh pushimet në Shqipëri.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Besnik Sahatçiu, po kalojnë një periudhë të mirë në jug të Shqipërisë.
Duke qenë se janë aktiv dhe mjaft të ndjekur në rrjete sociale, ka qenë së fundmi psikiatrja ajo e cila ka ndarë disa imazhe të reja nga momentet në Sarandë.
Ajo shfaqet në një palë rroba banje blu, të cilat duket se i ka kombinuar me prapavijën – pamjen e mahnitshme të bregdetit.
“Më duhej ta kombinoj me detin kristal blu të Shqipërisë”, ka thënë ajo.
Përkundër moshës, Vera duket në formë të mirë dhe mori vëmendje me fizikun atraktiv.
Ajo dhe Besniku janë përkrahësit më të mëdhenj të Ritës, që qëndrojnë prapa çdo suksesi të saj. /Telegrafi/