Rexhep Kryeziu, ekspert i verëtarisë, Zvicër
Dr. Avni Kryeziu, reumatolog, QKUK, Prishtinë
Janë më shumë se 1000 substanca me efektet e tyre në verë. Vera si “barnatore”, me përbërës aktivë në të, “mban në këmbë” trupat kundër baktereve dëmtuese të organizmit tonë. Substancat misterioze, përbërës të verës, me efekte parandaluese, që parandalojnë sëmundjet kancerogjene dhe përmirësojnë rrudhat e pleqërisë, zgjasin dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.
Lëngu nga kokrrat e rrushit, lëvozhgat, kërcellet dhe farat, japin pijen e Perëndisë, me efektet e saj të mrekullueshme, këtë pije e cila gjithashtu mund të transformojë dhe t’i bëjë të lumtur njerëzit.
Për kaq shumë kohë, dukej sikur fuqitë qiellore ishin në veprim kur u krijua vera, kjo pije e mrekullueshme, me fuqitë e saj shëruese. Aktorët e përfshirë në këtë proces, janë krejtësisht inekzistent, për shembull njeriu (vreshtari apo mjeshtri i bodrumit), dhe gjithashtu qeniet embrionale shumë të vogla, që nuk duken me sy, ato të gjinisë Saccharamyces, kërpudhat
tharmuese që shndërrojnë sheqerin në alkool. Sidoqoftë, alkooli nuk është përbërësi më i rëndësishëm dhe sigurisht jo i vetmi përbërës aktiv.
Vera jo vetëm që mund të çojë në dehje, por ajo kur pihet në masën e moderuar, krijon shëndet dhe mirëqenie, dhe përbërësit joalkoolik janë përgjegjës për këtë, të cilat janë të përfshirë në procesin e fermentimit alkoolor, gjatë të cilit proces formohen ato. Janë po këto (ekstraktet bimore) që e bëjnë verën shumë më efektive se birra, se rakija dhe, meqë ra fjala, edhe më të efektshme se vetë lëngu i rrushit, sepse këto janë transformuar dhe prej tyre lindin substanca krejtësisht të reja, aktive mjekësore, disa prej të cilave tashmë i kanë provuar aftësitë e tyre në mjekësinë tradicionale, kurse të tjerat edhe në barna moderne farmaceutike.
Kompanitë farmaceutike sigurisht e kanë njohur potencialin që fshihet në verë, këtë ilaç magjik tradicional. Ato po punojnë pa pushim për të deshifruar sekretet shëndetësore të verës, në kërkim të pilulave të reja mrekullibërëse, të suksesshme, të cilat mund të mos kenë ekzistuar deri më tani, por që gradualisht japin shpjegime gjithnjë e më të reja shkencore të substancave aktive në verë, me bazë nga toka, si të thuash, për efektet shëndetësore të ilaçit te dhuruar nga Perëndia.
Substancë që lidhet me njollat ngjyrë kafe në gjethe
Ka më shumë se dhjetë mijë studime vetëm për substancën resveratrol dhe si rrjedhim mbi mekanizmat e veprimit të verës, të panjohura më parë. Resveratroli u zbulua për herë të parë në vitin 1939 nga rrënjët e bimës niseuri i bardhë (Veratrum grandiflorum), një bimë mjekësore e përdorur tradicionalisht për të trajtuar verdhëzën, malarien, diarrenë dhe dhimbjet e kokës. Në vitin 1976, resveratroli u zbulua në rrush, si dhe në mjedra, boronica, kumbulla dhe kikirikë.
Megjithatë, burimi më i rëndësishëm i materieve shëruese, e në veçanti resveratrolit është vera. Ajo madje mund të jetë përgjegjëse për njerëzit me shëndet të plotë të zemrës se kudo tjetër në botë. Për një shëndet më të mirë në mbarë botën, filloi si “Hype Resveratrol”, si e quajnë këtë substancë Sabine dhe Ralf Weiskirchen, një çift shkencor nga Klinika Universitare e Rheinisch-Westfalische Technische Hochschule, në Aachen të Gjermanisë.
Në cilën verë, resveratroli është në sasi më të lartë dhe sa verë duhet të pini për të qenë të shëndetshëm dhe që ta përfitoni këtë substancë?
Pyetja është, cila verë, sepse, megjithëse kjo substancë është shumë e spikatur dhe gjithashtu dukshëm efektive, është vetëm një nga shumë substancat tjera që shpërfaqin efektin e tyre në një Shardone dhe një Shesh i bardhë, në Anadrini te Rahovecit dhe vreshtat e Shkodrës, në një Vranç dhe Shesh i zi. Në total thuhet se ka mbi 1000 substanca në verë, në disa kultivar rrushi me shumë e në disa më pak, varësisht edhe nga klima ku rriten vreshtat. Nga disa substanca ka më shumë në verën e kuqe, nga të tjera, më shumë në të bardhën. Pjesën më të madhe si përbërës i verës e zë uji i pastër i cili përbën 80 deri në 85% të saj. Në kohët e mëparshme, konsumimi i verës me përbërjen e ujit ishte edhe më i lakmuar, sepse patogjenët fshiheshin kudo në puse, lumenj dhe liqene, praktikisht në çdo pikë uji dhe mu për këtë, vera si dhe birra, ishin një alternativë e pijes së pastër, mënyra më e sigurt për të pirë.
Përgjegjës është alkooli, i njohur edhe si alkool etilik. Alkooli është si helm kur merret në sasi të tepruar.
Ndërkohë, studiuesit kanë shqyrtuar në detaje proceset prapa skenave, këtë ndërveprim gjenial midis verës dhe sistemeve të trupit që shërbejnë për të mbrojtur kundër sëmundjeve dhe që në mjekësinë moderne, konsiderohet si mekanizmi qendror me të cilin organizmi siguron shëndetin. Megjithatë, alkooli vepron jo vetëm si helm, por edhe si tretës dhe rrjedhimisht si transportues, lehtëson përthithjen e përbërësve të tjerë që shumë adhurues të verës nuk do të prisnin t’i gjenin në pijen e tyre të preferuar, si vitaminat, mineralet dhe elementët gjurmë.
Nëse të gjithë përbërësit që janë në verë janë aty, tingëllon po aq e shëndetshme sa një paketë e mbushur përplot vitamina B1, B2, B3, B5, B6, vitamina C, bakër, zink, kalium, natrium, magnez, kalcium, mangan, fosfor dhe hekur, të cilat supozohet të jetë përgjegjës për inteligjencën dhe arritjet intelektuale. Vera çuditërisht përmban edhe më shumë përbërës sesa sallata, e cila konsiderohet gjerësisht si mishërimi i asaj që është e shëndetshme. Në 100 gram nga secila, sallata ka vetëm 350 mikrogram të këtyre përbërësve, ndërsa vera e bardhë ka 600 mikrogram, kurse vera e kuqe madje 850 mikrogram.
Pra, vera është një paketë e vërtetë ushqyese, më e mirë se çdo gjë nga medikamendet farmaceutike dhe gjithashtu përmban përbërës aktiv të cilat ndikojnë në rregullimin e presionit të gjakut, disa sëmundjeve të zemrës, etj.
Por sa duhet të konsumojmë në ditë për përfitime shëndetësore?
“Për dehjen nuk e ka fajin vera, por konsumuesi”. Ky citim vjen nga Konfuci. Shijoni verën, por me masë. “Jeta është shumë e shkurtër për të pirë verë të keqe”, tha Johann Wolfgang von Goethe. Por sa verë duhet të konsumoni nëse dëshironi të ruani dhe të promovoni shëndetin tuaj në të njëjtën kohë? Në thelb vlen sa vijon: Femrat nuk duhet të konsumojnë më shumë se 20 g alkool në ditë, ndërsa meshkujt nuk duhet të konsumojnë më shumë se 30-35 g. E konvertuar në verë, kjo do të thotë: nëse shpresoni për efektet pozitive, duhet të kufizoheni në sasinë 0,15 litra femrat dhe 0,25-0,35 litra meshkujt në ditë. Po, mirë e keni lexuar, pra vera mund të ketë një efekt pozitiv në trupin e njeriut!
Pse atje ku pihet vera, jetëgjatësia është më madhe? /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën