Zhao Hui nga Changchun i Kinës, ka qenë duke u kthyer nga puna, kur e ka parë një pastrues të rrugëve, teksa ia vishte një të pastrehu një palë çorape.

Ai e ka fotografuar momentin, kur punonjësi i varfër ndihmonte njeriun në nevojë dhe e ka postuar në rrjetin social, transmeton Telegrafi.


Veprimi mbresëlënës i pastruesit të varfër po pelqehet nga te gjithe foto 2 Pastruesi ndihmon të pastrehun që kishte të ftohtë

“Për shkak se nuk mund t’i lëvizte duart, ai u përpoq për afro pesë minuta, derisa ia veshi si duhet. Të gjithë kalonin të pavëmendshëm, por ishte vetëm një i varfër që i doli në ndihmë”, ka shkruar Hui lidhur me rastin. “Nuk ka para për vete, por bleu dhe ndihmoi atë që mërdhinte nga të ftohtët”.

Veprimi mbresëlënës i pastruesit të varfër po pelqehet nga te gjithe foto 3 Në kërkim të punonjësit që bëri veprimin mbresëlënës

Fotografia që e tregon veprimin mbresëlënës, është vendosur në ballinën e njërës nga gazetat më të popullarizuara në vend, ndërsa po kërkohet të gjendet pastruesi që po cilësohet si hero. /Telegrafi/