LAJMI I FUNDIT:

Veprimet e fundit të Rusisë ‘përshkallëzimi më serioz’ deri tani, thotë shefi i NATO-s

Veprimet e fundit të Rusisë ‘përshkallëzimi më serioz’ deri tani, thotë shefi i NATO-s

Lëvizjet e fundit nga Rusia përbëjnë përshkallëzimin më serioz të konfliktit që nga fillimi i luftës, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai dënoi aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas, duke e quajtur atë “të paligjshëm”, transmeton Telegrafi.

“Putini ka mobilizuar qindra mijëra trupa të tjera, është angazhuar në kërcënime të papërgjegjshme bërthamore dhe tani ka aneksuar ilegalisht më shumë territor ukrainas. Së bashku, kjo përfaqëson përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës”, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi.


Ai paralajmëroi gjithashtu se lufta është në një “moment kyç” dhe se vendimi për të aneksuar më shumë territor shënon “përshkallëzimin më serioz që nga fillimi i luftës”.

I pyetur nëse trupat ukrainase duhet të shmangin sulmin ndaj rajoneve të aneksuara, ai tha: “Ata mund të mbrohen, gjithashtu mund të vazhdojnë të çlirojnë territorin”.

Ai argumentoi se kthimi prapa do të ishte “pranimi i shantazhit bërthamor”.

Zyrtarët rusë kanë thënë se territori tani do të mbrohet nga e gjithë fuqia ushtarake e Moskës – e cila mund të përfshijë arsenalin e saj bërthamor.

Për aplikimin zyrtar të Ukrainës për t’u anëtarësuar në NATO, Stoltenberg nuk dha diçka detaje.

Ai tha se udhëheqësit e NATO-s “mbështesin të drejtën e Ukrainës për të zgjedhur rrugën e saj, për të vendosur se çfarë lloj marrëveshjesh sigurie dëshiron të jetë pjesë”, por që të 30 anëtarët aktualë do të duhet të bien dakord. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori