Veprime të thjeshta për të përmirësuar pamjen tuaj

Shpesh janë veprimet e thjeshta të kujdesit të përditshëm dhe pranimi i vetvetes që na bëjnë të ndihemi më të bukur si nga pamje e jashtme edhe nga ana shpirtërore.
Jenan Taylor na tregon disa këshilla për të përmirësuar pamjen tuaj.
Qëndro dhe lëviz
Qëndrimi ulur është një kërcënim real sipas një studimi të bërë nga Universiteti i Harvardit. Mundohuni që çdo një orë të lëvizni, nuk ka të bëjë me shëndetin tuaj të përgjithshëm, por qëndrimi ulur për një kohë të gjatë çon në krijimin e obezitetit, diabetit dhe krijimin e shëndetit tek beli.
Tregohuni të mirë me këmbët tuaja
Tegohuni të kujdesshme dhe dashamirëse me to. Bëjini shpesh masazh dhe trajtojini tek estetistja.
Hani në mënyrë të shëndetshme
Në qoftë se ju nuk keni mjaftueshëm yndyra të shëndetshme, lëkura juaj do të fillojë të mos ketë shkëlqim. Një nga yndyrat më të mira është omega 3. Ajo gjendet tek avokado.
Dhëmbët
Dëshironi të qeshni pafund por keni frikë nga shenjat e kafes ose verës në dhëmbët tuaj? Merrni disa luleshtrydhe dhe fërkoni dhëmbët me to. Ju do të keni një aromë të freskët goje dhe dhëmbë të zbardhur, falë enzimave që përmbajnë luleshtrydhet. Për një rezultat më të mirë, bashkoni pak sodë buke me një luleshtrydhe dhe shtypini bashkë. Masën aplikojeni tek dhëmbët si pastë dhëmbësh dhe më pas shpëlajeni.
Synoni për atë që ju dëshironi
Që një femër të ndryshojë gjendjen e saj të humorit duhet fillimisht të ndryshojë mendim për atë çka është e mundur, shprehet Dr Christiane Northup. ‘’….kjo kërkon disiplinë dhe këmbëngulje’’. Vanessa Smith sugjeron: ‘’zgjohuni dhe merrni frymë thellësisht dhe më pas nxirreni ajrin jashtë me një buzëqeshje në fytyrë. Mbi një gotë të gjatë me ujë dhe limon, merrni 5 minuta kohë dhe mendoni gjithçka për të cilën duhet të jeni mirënjohës sot- miqtë, familjen, shëndetin- dhe më pas pijeni atë. Jini të sigurt që dita do të nisë më mirë kështu.’’
Dhuroni diçka të bërë vetë
Ka diçka që ju nxjerr nga gjindja e trishtimit kur dhuroni diçka. Dhe përse të mos i dhuroni buzëqeshje dikujt duke i dhuruar një produkt natyral të bërë vetë. Mund të jetë një furçë druri për larjen e trupit dhe një scrub i përgatitur në kushte shtëpie ose një qiri i realizuar vetë.
Dashuroni fytyrën tuaj
Mësoni të vlerësoni strukturën e fytyrës tuaj dhe bëni diҫka ndryshe për lëkurën duke e masazhuar atë. Bashkoni disa pika vaj ulliri me sheqer dhe me ndihmën e gishtave masazhoni fytyrën. Pas këtij procesi do të ndiheni më e relaksuar dhe e bukur.
Pini ujë
Uji është një detoksifikues i mrekullueshëm, pastron organet dhe hidraton, i jep shkëlqim lëkurës. Nëse jeni të mërzitur me shijen e ujit atëherë shtoni disa feta me fruta për t’i dhënë një shije tjetër.
Gjeni diçka për të admiruar tek vetja
Studimet që përdorin teknologjinë e ndjekjes së syrit kanë treguar se njerëzit janë të pakënaqur me pamjen e tyre kur shihen në pasqyrë. Në vend të kësaj, çojeni shikimin tek një tipar që ju pëlqen dhe buzëqeshni. Vazhdoni t’i thoni vetes se ju e dashuroni çdo pjesë të trupit tuaj dhe ajo ka një qëllim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E vetmja ngjyrë që Kate Middleton nuk e vesh: Nuk i pëlqeu as mbretëreshës Elizabeth

Gjashtë mënyra për të veshur xhinse dhe për t'u dukur elegante

A paguhen aktoret për të veshur fustane të stilistëve në Oscars? E vërteta mund t'ju habisë

Agjërimi gjatë shtatzënisë: A ka ndonjë rrezik të madh shëndetësor?

Fustani i ri i Georgina Rodriguez -it i ka befasuar të gjithë: Ja si duket modelja që ka shumë para, por nuk ka fare stil

A e prishni agjërimin nëse vëni makijazh gjatë Ramazanit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës