LAJMI I FUNDIT:

Veprim i shëmtuar nga tifozët Chelseat: Kërcënojnë Garahm Potterin dhe familjen e tij

Veprim i shëmtuar nga tifozët Chelseat: Kërcënojnë Garahm Potterin dhe familjen e tij

Trajneri i Chelseat, Graham Potter zbuloi se ai ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët e klubit

Ish-trajneri i Brightonit ka qenë cak i kritikave të mëdha që kur mori drejtimin e Bluve. Skuadra ka arritur vetëm dy fitore në 14 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Atij i është dhënë mbështetje e fortë nga pronari i Chelseat, Todd Boehly dhe aksionerët e tjerë, të cilët madje thanë se duan ta kenë anglezin në vite dhe jo muaj.


Potter e bën fajtor Tuchelin për formën e dobët të Chelseat
Lexo po ashtu Potter e bën fajtor Tuchelin për formën e dobët të Chelseat

Megjithatë, ndërsa Potter është mësuar që fansat ta tallnin atë në Londrën Perëndimore, gjërat janë bërë papritmas shumë të këqija.

“Për aq sa kam pasur mbështetje, më kanë ardhur disa emaile jo veçanërisht të këndshme që duan që unë të vdes dhe duan që fëmijët e mi të vdesin”, deklaroi trajneri i Chelseat gjatë konferencës së tij të fundit për shtyp. “Pra, padyshim që nuk është e këndshme”.

“Duhet ta pranoni situatën ashtu siç është, pranoni kritikat, por mos u tërhiqni në gjëra që janë të pasakta. Mundohuni të keni perspektivë, por në të njëjtën kohë pranoni kritikat dhe ndjenjën e keqe. Kështu duhet të jetë”.

Pesë arsyet se përse Potter nuk do të shkarkohet nga Chelsea në një të ardhme të afërt
Lexo po ashtu Pesë arsyet se përse Potter nuk do të shkarkohet nga Chelsea në një të ardhme të afërt

“Është një sfidë dhe nëse shkon në punë dhe dikush të shan keq, nuk do të jetë e këndshme”, vazhdoi më tej ai.

Chelsea është mysafir i Tottenhamit nesër (e diel), në takimin që fillon në ora 14:30. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Pamje nga dy kënde: A u dëmtua Liverpooli nga gjyqtari Michael Oliver përballë Evertonit?

Premier League
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002

Ndërkombëtare
Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Henry, Carragher dhe Richards, të gjithë bien dakord se kush do ta fitojë Topin e Artë 2025

Ndërkombëtare
Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Icardi u tall me të në rrjetet sociale, Mourinho ia kthen në mënyrë thumbuese argjentinasit

Ligat tjera
Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Arsyeja e trishtueshme pse Virgil van Dijk nuk e ka mbiemrin e tij në pjesën e pasme të fanellës së Liverpoolit

Premier League
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori