– Në kujtim të Xhevdet Bajrajt –
Poezi nga: Gustavo Pineda
Përktheu: Vjollca Bajraj
Ku fillon jeta e një poeti
Ku përfundon?
Ushtari e qëllon dhe i riu bie
Ai shikon se si plumbi lë një vrimë të përgjakshme në gjoks,
shoku i tij jep frymën e fundit
“Nëse vrapon deri në kufi, shpëton”, i thotë ushtari
“Ke 24 orë”.
ai vrapon pa u kthyer mbrapa
E lë shtëpinë, familjen, atdheun e tij
Ajo që dikur e preku për herë të parë
Zemrën e një gruaje me emrin e lules
zemrat e dy fëmijëve të vegjël
Dhimbja (që ende nuk e njeh) ka përmasat e tij
Ai vrapon pa u kthyer mbrapa
I gjithë inati i botës mbi supet e tij
“Çfarë destinacioni zgjidhni?” E pyesin në ambasadë
Zjarri djeg, por nëse je shumë i zoti mund ta mbash në duar
Dhe të bësh nga ai djegie ose mish në skarë
Ndieje, nuk bën aq dëm sa mendon, është më i paqëndrueshëm se sa duket
(I riu buzëqesh, është hera e parë që prek diçka të tillë)
Shikimi yt më kujton shikimin e mikut tim më të mirë,
por ti nuk je kah e përjeton një luftë
Apo është një luftë e brendshme?
(I riu e tund kokën)
Me kalimin e viteve kam mësuar se çdo luftë ka një fund
Merre këtë, do t’ju bëjë të ndiheni më qetë
Është i ngjashëm me zjarrin edhe pse është i lëngshëm, të ngroh, është i mirë për nervat
Mbërriti në një tokë tjetër ku gjithashtu adhurojnë shqiponjat
Ai nuk e di, por vazhdon të vrapojë
Duke i ikur prekjes së plumbave në trupin e vet
“Këtu i adhurojmë gurët vëlla, a e njeh Tezcatlipoca-n?”
I mungon gjuha e tij, por e thith spanjishten
E shtrembëron, e mëson, dhe një ditë të bukur shkruan një grusht poezi,
Netëve ëndërron qiellin e Rahovecit
Ditën punon, bënë jetën, e quan bukën me emrin e saj
E buka digjet
Dhe kur pas viteve kthehet në tokën e tij,
gjen vetëm varre
Viziton varret e miqve, ato të familjarëve të tij
U lë atyre poezi të tëra
Nga larg njeh një shikim, është ushtari
Në sytë e tij hyn frika
Ai vrapon përsëri pa shikuar prapa
Vazhdoni të shkruani
Ëndrrat janë të lehta për t’u arritur nëse iu përkushtohesh
Ndoshta nesër do të ëndërrojmë të njëjtën gjë
Lexoni shumë, shumë, lexoni poetët e lashtë
Dhe ata modernë
Ndiqini këshillat e tyre me besnikëri
Mbështilleni në dimër, qëndroni të freskët dhe të rehatshëm në verë
Nëse jeni domate, jepni lëng domate
Nëse jeni limon, lëng limoni
Çehovi thoshte se mund ta gënjeni gruan tuaj, prindërit tuaj,
Madje edhe veten, por është e pamundur ta gënjeni një lexues inteligjent
(I riu ka një shikim tjetër, ai është më i pjekur çdo ditë)
Vjen e shkon e vjen nga vendi i shqiponjës dykrenëshe në vendin
e shqiponjës që ha gjarprin
Vazhdon ta dojë gruan e vet, dy të vegjlit që tashmë janë burra
Ndonjëherë ai flet me engjëjt që zbresin nga qielli dhe i këshillon ata
“Mund të pini duhan dhe të pini disa cubas libres në këtë bar”
Ndonjëherë ata i japin këshilla
“Hap krahët dhe fluturo”
Dhimbja (tashti e din ) ka përmasat e tij
shkruan gjatë gjithë kohës
Dhe ua shtrin dorën shumë të rinjve që duan të shkruajnë
Diçka shumë thellë në zemrën e tij i thotë se jeta e tij është gati të mbarojë
Ai e kupton që nuk ka pushuar kurrë së vrapuari
Ato 24 orët janë kthyer në vite
Mendon që ai ushtari ka gjuajtur
Dhe plumbit iu desh gjithë kjo kohë për t’i prekur zemrën
Vendosë të shkojë një natë
Aty ku yjet dhe hëna e Rahovecit dhe Meksikës prekin duart
Më në fund ai pushoi së vrapuari
Zjarri është i yti
Bëjë zjarr dhe pjeke
Shpërndaje, por mos e lë kurrë që të fiket
Ndoshta një ditë flaka do ta lëshojë vendin
Ti e di me kë do ta ndash kur të vijë koha
Buzëqesh, jeto një jetë të qetë
Dhe nëse shkon në Kosovë, vizito varrin tim
Unë gjithmonë do ta kem një këshillë për ty
(I riu e ka kuptuar vlerën e Itakës
Ai është larg nga e tija dhe e di se kthimi
Do ta bëjë më të fortë, më të mençur, më shumë si mësuesin e vet)
Bari (Itali)/Rahovec (Kosovë), 27 gusht 2023
***
LOS TRABAJOS DEL POETA
Gustavo Pineda
In memoriam de Xhevdet Bajraj
¿Donde empieza la vida de un poeta Dónde termina?
El militar dispara y el joven cae
Él observa como la bala deja un hoyo de sangre en el pecho su amigo suelta el último suspiro
“Si corres hasta la frontera te salvas” dice el militar “Tienes 24 horas”
él corre sin voltear atrás
Deja su casa, su familia, su patria
Lo que alguna vez tocó por primera vez
El corazón de una mujer con nombre de flor los corazones de dos pequeños niños
El dolor (que aún no lo sabe) tiene su talla Él corre sin voltear atrás
toda la rabia del mundo en sus hombros
“¿Qué destino eliges?” Le preguntan en la embajada
El fuego arde, pero si eres muy hábil puedes tenerlo en tus manos Y hacer con él incendios o un asado
siéntelo, no hace tanto daño como crees, es más voluble de lo que parece (El joven sonríe, es la primera vez que toca algo así)
Tu mirada me recuerda la mirada de mi mejor amigo Pero si tú no vives una guerra
¿O es una guerra interna? (El joven asiente)
A lo largo de los años he aprendido que toda guerra tiene un final Tómate esto, te hará sentir más tranquilo
Es parecido al fuego aunque es líquido, te calienta, es bueno para los nervios
Llega a otra tierra donde también adoran las águilas No lo sabe pero sigue corriendo
Evitando que las balas toquen su cuerpo
“Aquí adoramos a las piedras carnal ¿Conoces a Tezcatlipoca?” Él extraña su lengua pero se empapa del español
Lo tuerce, lo aprende, y un buen día escribe un puñado de poemas Por las noches sueña con el cielo de Rahovec
En el día trabaja, vive su vida, llama al pan por su nombre Y el pan se incendia
Y cuando después de años vuelve a su tierra Solo encuentra tumbas
Visita la de sus amigos la de sus familiares Les deja poemas enteros
A lo lejos reconoce una mirada, es el militar El miedo le entra por los ojos
Él vuelve a correr sin mirar atrás
Sigue escribiendo
Los sueños son fáciles de alcanzar si te lo propones Tal vez mañana soñemos lo mismo
Lee mucho, muchísimo, lee a los poetas antiguos Y a los modernos
Sigue fiel sus consejos
En invierno abrígate, en verano ponte cómodo y fresco Si eres jitomate da jugo de tomate
Si eres limón jugo de limón
Chejov decía que puedes mentirle a tu esposa, a tus padres Incluso a ti mismo, pero a un lector inteligente es imposible mentirle (El joven tiene otra mirada, cada día es más maduro)
Él va y viene de la tierra del águila bicéfala a la del águila que come una serpiente Sigue amando a su mujer, los dos pequeños ya son hombres
A veces habla con ángeles que bajan del cielo y los aconseja “Puedes fumar y tomar un par de cubas libres en este bar”
A veces ellos le dan consejo “Extiende tus alas y emprende vuelo” El dolor (ahora lo sabe) tiene su talla Escribe todo el tiempo
Y extiende su mano a muchos jovenes que quieren escribir
Algo muy en el fondo de su corazón le dice que su vida está por terminar Él entiende que nunca ha dejado de correr
Esas 24 horas se han vuelto años Piensa que el militar disparó
Y la bala tardo todo ese tiempo en tocarle el corazón Se deja ir una noche
Donde las estrellas y la luna de Rahovec y México se tocan las manos Por fin ha dejado de correr
El fuego es tuyo
Haz incendios y asados
Compártelo pero no dejes que se apague nunca Quizá algún día la flama este por ceder
Tú sabrás a quien compartirlo cuando llegue el momento Sonríe, vive una vida tranquilo
Y si vas a Kosovo visita mi tumba Siempre tendré un consejo para ti
(El joven ha entendido el valor de las Ítacas Está lejos de la suya y sabe que el regreso
Lo hará más fuerte, más sabio, más como su maestro)
Bari, Italia/Rahovec, Kosovo
27 de agosto de 2023
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme