LAJMI I FUNDIT:

Ventura flet pas shkarkimit: Ndjej keqardhje për dështimin

Ventura flet pas shkarkimit: Ndjej keqardhje për dështimin
(Foto: Getty Images)

Trajneri italian, Gianpiero Ventura ka folur pas shkarkimit nga numri një i Kombëtares së Italisë.

Ventura nuk arriti ta kualifikoj Italinë në Kampionatin Botëror dhe kjo ishte një dështim i madh për italianët.

Sipas ish-trajnerit të Torinos, ai ka punuar me të gjitha forcat që kishte në dispozicion.


69-vjeçari ka falënderuar futbollistët për përkrahjen e madhe që i dhanë atij.

“Kanë qenë ditë të vështira dhe ndiej keqardhje. Punova me të gjitha forcat i bindur për cilësinë e grupit që kisha. Jam munduar të arrij rezultate, por edhe t’i ndihmoj të rinjtë”.

“Nuk ia dola mbanë në misionin tim, por sidoqoftë i falënderoj djemtë për mbështetjen”.

“Në futboll jemi mësuar që fitoret t’i shohim si produkt kolektiv, por dua të vë në dukje se edhe disfatat janë të tilla”.

“Kur nuk arrin suksesin, u duhen dhënë përgjigje të gjitha pyetjeve që lindin dhe ato përgjigje nuk gjenden vetëm te një version i fakteve”, u shpreh Ventura. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Një rivalitet i ri i madh po lind në Evropë dhe ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Ligue 1
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin pasi refuzoi kontratën e re

Ndërkombëtare
Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

Shitja e Viniciusit për shifrën rekorde? Reali përgatit transferimet më të mëdha në historinë e futbollit

La Liga
Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Man City fiton betejën e madhe ligjore ndaj Ligës Premier – kjo e çon kampionatin në kaos

Premier League
Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Reagimi i sinqertë i Oleksandr Usyk ndaj pensionimit të Tyson Furyt - por ukrainasi ka dyshime

Boks
Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Ish-legjenda angleze godet Man United: Ata nuk janë më një ekip gjigant i futbollit

Premier League
Kalo në kategori