Izraeli dhe Kosova pritet të krijojnë marrëdhënie të plota diplomatike të hënën për herë të parë që kur vendi me shumicë myslimane shpalli pavarësinë në vitin 2008.
Kështu shkruan mediumi izraelit Haaretz, sipas të cilit Kosova do të jetë vendi i tretë – dhe i pari me shumicë myslimane – që hap një ambasadë në Jerusalem.
Në këtë pikë, shkruan më tej mediumi në fjalë, Izraeli nuk do të hapë një ambasadë në Kosovë, por do të emërojë një ambasador, përcjell Telegrafi.
Si pjesë e marrëveshjes, vë në pah Haaretz, Kosova do të njohë grupin militant Hezbollah nga Libani si një organizatë terroriste dhe u zotua të fillojë procesin për “rikthimin e pronave hebraike që u plaçkitën gjatë Holokaustit”.
Ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi dhe homologia e tij, Meliza Haradinaj, do të nënshkruajnë marrëveshjen, secili nga zyra e tij, në një ceremoni të transmetuar përmes aplikacionit Zoom.
Për më tepër, do të zbulohet ndërtesa e caktuar për ambasadën e Kosovës në Jerusalem, e cila pritet të hapet pas disa javësh.
Izraeli ishte përmbajtur nga njohja e Kosovës që nga viti 2008, si për të ruajtur marrëdhëniet me Serbinë ashtu edhe për shkak të shqetësimeve se një njohje e tillë do të shërbente si një precedent për kërkesat palestineze.
Mediumi në fjalë kujton se Izraeli ra dakord të vendoste lidhje diplomatike me Kosovën në fillim të shtatorit, pasi Serbia dhe Kosova nënshkruan një marrëveshje të normalizimit të marrëdhënieve ekonomike.
Si pjesë e marrëveshjes me Izraelin, e cila ishte ndërmjetësuar nga ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Kosova njoftoi synimin e saj për të krijuar një ambasadë në Jerusalem, ndërsa Serbia deklaroi synimin e saj për të zhvendosur ambasadën e saj nga Tel Aviv në Jerusalem, deri në korrik të këtij viti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nënshkruhen dy marrëveshje Shqipëri-Emiratet e Bashkuara

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë