LAJMI I FUNDIT:

Vendoset linja e rregullt buxhetore për viktimat e dhunës seksuale

Vendoset linja e rregullt buxhetore për viktimat e dhunës seksuale

Ministri i Financave, Bedri Hamza, priti sot në takim drejtoreshën ekzekutive të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës Feride Rushiti, ku u diskutua për gjendjen e viktimave te dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Gjatë takimit ministri Hamza tha që nga dita e marrjes së mandatit kanë vendosur prioritet trajtimin e kësaj kategorie.

“Përveç vendimeve të mëdha që kemi marr këtë vit për ta ndihmuar këtë kategori, ne gjithashtu kemi vendosur në Buxhetin e vitit 2018, i cili është aprovuar dje në  Qeveri të Kosovës, një linjë të rregullt buxhetore për sa i përket trajtimit financiarë të kësaj kategorie”, tha ministri Hamza.


Ai gjithashtu bëri të ditur se është i përkushtuar në marrjen e veprimeve dhe vendimeve tjera, për t’i adresuar të gjitha kërkesat dhe sfidat me të cilat përballen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, dhe do ta trajtojë këtë kategori me prioritetin më të lartë.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti, tha se ky kompensim nuk do të thotë anashkalim i të gjitha atyre vuajtjeve që kjo kategori kanë pasur, po mbi të gjitha përmes këtij kompensimi shteti po tregon që përkujdesjet.

“Mos të harrojmë që 18 vite pas luftës kjo kategori nuk ka reshtur së luftuari për t’u njohur e drejta e tyre dhe po them që është qeverisja e parë që ka marrë hapin e guximshëm për t’u ballafaquar me të kaluarën, për të ofruar një drejtësi sociale për të gjithë viktimat e dhunës seksuale që kanë pësuar gjatë luftës në Kosovë”, tha Feride Rushiti. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori