Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të objektit të ri të Komunës se Shtimes, ku ishte i shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.
Me një sipërfaqe rreth 2500 metra katrorë, objekti i ri i Komunës është i projektuar për mbi 100 punonjës të Komunës, dhe ka rreth 40 zyre pune. Ky projekt është realizuar si bashkëfinancim ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komunës së Shtimes, me vlerë afro 2.5 milionë euro.
“Sot po ia vëmë gurthemelin dhe pas 18 muajve do ta kemi këtë ndërtesë të re me tre kate dhe me bodrum gjithsej rreth 2500 metra katrorë, me ç’rast do të jenë rreth 40 zyra për mbi 100 të punësuar”, deklaroi kryeministri Kurti, duke shtuar se vjetërsia e objektit aktual është një ndër arsyet e ndërtimit të objekt të ri për komunën, në mënyrë që t’ju shërbejë edhe më shumë të gjithë qytetarëve me cilësi e profesionalizëm.
Ngjashëm deklaroi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke shprehur se është i lumtur që si Ministri e Punëve të Brendshme kanë mundësinë që t’i asistojnë qytetarët e Komunës së Shtimes, që të përmirësojnë kushtet e punës së administratës komunale, në mënyrë që ata të ofrojnë shërbime sa më të shpejta dhe cilësore për qytetarët.
Ndërkaq, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, falënderoi kryeministrin Kurti dhe ministrat e pranishëm për bashkëpunimin, duke besuar se ndërtesa e re do të jetë një objekt i denjë si për administratën dhe komunën, ashtu edhe për qytetarët e komunës.
Ndër të tjera, Qeveria e Kosovës ka investuar në zhvillimin e infrastrukturës arsimore, kulturore dhe publike të Komunës së Shtimes, duke përfshirë ndërtimin e Observatorit dhe Planetariumit Kombëtar në Rashincë në vlerë 300 mijë euro, përurimin e Bibliotekës dhe Arkivit në vlerë prej 629 mijë euro, funksionalizimin e ndërtimin të çerdheve, dhe rinovimin e shkollave me fond të efiçiencës. Po ashtu, po punohet në infrastrukturën rrugore për pjesët që lidhin fshatrat e malësisë me qytetin, derisa janë në ndërtim e sipër Unaza e Vogël e Qytetit, e brendshme dhe Unaza e Madhe për t’i hapur rrugë ndërtimit të një sheshi modern e ndërtimit të parkingut nëntokësor.
“Falë qeverisjes transparente të kryetarit Qemal Aliu, Komuna e Shtimes ka përfituar grantin e performancës, dhe kjo ka ndihmuar që të investohet për të rritur sigurinë e këmbësorëve dhe trafikut me ndriçim publik, me ç’rast janë vendosur 650 shtylla. Dhe gjithashtu po investohet në objektet kulturore sikurse; Palestra Sportive, Qendra Rinore, Shtëpia e Kulturës e në stadiumin e qytetit në vlerë mbi afro 3.5 milionë euro. E shumë shpejt pritet të filloj puna për dislokimin e këtij Entit Special dhe për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare”, përfundoi kryeministri Kurti, thuhet në komunikatë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cats-5.jpg)
Një grup i udhëhequr nga Elon Musk bën ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për "të gjitha asetet" e OpenAI - vjen përgjigja e Sam Altman
![Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Valbon-Krasniqi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-6-e1739257242790-780x439.jpg)
Simptomat e një infeksioni, dallimi mes gripit e flamës, meningjiti e lia e ujit – infektologu Valbon Krasniqi i sqaron në podcastin “Shëndeti në rend të parë”
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-780x439.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht