LAJMI I FUNDIT:

Vendosen pllaka në ish-bazat e LKÇK-së

Vendosen pllaka në ish-bazat e LKÇK-së

Në kujtim të themelimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, u vendosën sot pllaka shenjëzimi në gjashtë lokacione të ndryshme në Prishtinë, ku ishin bazat e kësaj lëvizje.

Njëri ndër ish-themeluesit e LKÇK-së, Avni Klinaku në zbulimin e pllakës, në vendin ku ishte marrë vendimi për themelimin e LKÇK-së, tha se kjo lëvizje ishte themeluar duke parë gjendjen e Kosovës të asaj kohe – 1993, dhe nevojën për t’i dalë në ndihmë popullit i cili po vuante nga regjimi serb.

Ai shtoi se përpjekjet për vendosjen e këtyre pllakave që sipas tij shënojnë histori, ka qenë edhe më herët, por nuk ka pasur mbështetje institucionale.


“Pikërisht në këtë vend, në këtë shtëpi ka qenë një shtëpie e vogël, ne jemi mbledhur dhe e kemi marrë vendimin e parë për themelimin e LKÇK-së. Vlen të theksohet se në këtë bazë është bërë për herën e parë zgjedhja e Këshillit të Përgjithshëm të LKÇCK-së. Në rrethanat e ilegalitetit ka qe në shumë e vështirë edhe të respektohet një demokraci më e gjerë, por ne kemi bërë përpjekje që ajo të respektohet për aq sa ka qenë e mundur”, tha ai.

Një nga pllakat e zbuluara ishte edhe ajo në shtëpinë që dikur ishte redaksia e gazetës ilegale të asaj kohe “Çlirimi”, e cila ishte organ i LKÇK-së.

Ish-kryeredaktori i kësaj gazete, tani kryetari Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati tha se qëllimi i kësaj gazete ka qenë përgatitja e shqiptarëve për kryengritje të armatosur, raporton kp.

“Jemi te baza ku është shtyp për vite të tëra në kushte të ilegalitetit gazeta ‘Çlirimi’, që është më botuar më së gjati në Kosovë dhe është shpërnda gjatë tërë luftës së armatosur dhe pastaj normalisht në rrethanat e çlirimit ka qenë gazetë legale një kohë, por prej 1993 – 1999, pandërprerë është shpërnda, asnjëherë nuk është ndal botimi i saj, edhe kur janë arrestuar shokët dhe janë vrarë. Është gazetë e cila qëllim, mision ka pasur përgatitjen e popullit shqiptarë për kryengritje të armatosura, kjo ka qenë qëllimi i saj. Artikujt kanë qenë kryesisht të koncentruar në analizën e situatës se pse lufta e armatosur është e domosdoshme dhe çfarë hapa duhet t’i ndërmarrim si popull”, tha Murati.

Ndërkaq, në gjithë kryeqytetin u vendosën gjashtë pllaka të tilla.

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori