Arsenali i ka fituar pikët e plota në udhëtimin te Fulham, në kuadër të xhiros së tetë në Ligën Premier.

“Topçinjtë” fituan përballjen me rezultat minimal 0-1, pavarësisht rasteve të shumta nga dy palët.


Fulham e nisi më mirë për të rrezikuar me Harry Ëilson, i cili nuk e finalizoi një mundësi të mirë nga afërsia.

Arsenali gjithashtu mund të shënonte përmes Viktor Gyokeres, megjithatë Bernd Leno me një super pritje ia mohoi golin suedezit.

Ishte Leandro Trossard që u gjend në vendin e duhur për të fituar nga një top i kthyer për ta zhbllokuar rezultatin (59’).



Arsenali vazhdoi të dominonte në posedim edhe gjatë minutave të mbetur, mirëpo që nuk krijoi ndonjë rast që vlen të ceket.

Kësisoj, ky gol i Trossard ia sjellë Arsenalit pikët e plota dhe e bën lider në tabelë me 19 pikë, kurse Fulham zë pozitën e 14-të me tetë sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app