Nëse doni të blini nga jashtë dhe përdorni në Shqipëri një automjet të përdorur, të prodhuar para vitit 2011 duhet të nxitoni! Së shpejti në vend nuk do të lejohet më regjistrimi i automjeteve që nuk përmbushin standardin “Euro 5” të Bashkimit Evropian nga “Euro 4 që aktualisht është në fuqi“.
“Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur gjatë vitit 2024 diskutime në lidhje me përmirësime të mundshme niveleve të bazës ligjore dhe ka organizuar edhe takime me përfaqësues të palëve të interesit dhe institucioneve. Pas 5 viteve vlerësojmë se është koha për të kaluar në standardin ‘Euro 5’”, tha për A2 CNN, Arben Progni nga Drejtoria e Regjistrimit të Mjeteve.
Zhvlerësimi i euros nga njëra anë dhe orientimi i tregut të importeve drejt Koresë së Jugut veçanërisht gjatë vitit të shkuar pritet ta bëjnë lehtësisht të zbatueshëm vendosjen e standardit “Euro 5” në importin e automjeteve.
Të dhënat nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se në 12 muajt e lënë pas, 44.2 për qind e automjeteve të regjistruara për herë të parë ishin prodhuar pas vitit 2011, ndërsa gati 19 për qind përmbushin standardin “Euro 6”, raporton A2.
“Ne si DPSHTRR do të vijojmë me diskutimet dhe shpresojmë që vendosja e këtij standardi të hyjë në fuqi nga ky vit për të ndikuar kështu në përmirësimin e flotës së automjeteve dhe uljen e nivelit të ndotjes në ajër.” /Telegrafi/
Gjatë vitit të shkuar në vend u regjistruan për herë të parë 99 mijë e 441 automjete. Periudha e pranverës dhe verës, veçanërisht muajt maj e korrik shënuan nivelin më të lartë të automjeteve të regjistruara për herë të parë.
Me shtimin e importeve si pasojë edhe e turizmit, numri i automjeteve aktive në vend ka arritur në 925 mijë.
“Në vitin 2018, raporti i motorizimit ishte 220 mjete për 1 mijë banorë e sot jemi në kushtet e 400 mjeteve për 1 mijë banorë. Ka një rritje të konsiderueshme veçanërisht vitin e fundit.”
Gati 9 mijë kilometër distancë gjeografike, një treg aspak tradicional referuar historisë… Koreja e Jugut është kthyer në burimin kryesor nga ku shqiptarët importojnë makina.
Shteti në Azinë Lindore vitin e shkuar u rendit i pari në drejtim të importeve të automjeteve, me 18 mijë e 827 të tilla duke lënë pas Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Parashikimi i motit për fundjavë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë